Preliminaret në Serbi, Sheshel nga Haga në Parlament
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 22:25
Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID), rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi flasin se Parlamentit të Serbisë do t’i bashkohet edhe Partia Radikale e Serbisë (SRS), e udhëhequr nga radikali serb, Vojsllav Sheshel. Preliminaret tregojnë se Sheshel ka marrë 7.7 për qind të votave.
Ultranacionalisti Sheshel u lirua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës nga të gjitha akuzat për krime lufte që ishin ngritur ndaj tij.Aktualisht, atij i është ndaluar hyrja në Kroaci dhe Kosovë. Të dyja shtetet kanë paralajmëruar arrestimin e tij nëse ai provon të hyjë në ndonjërën prej vendeve, transmeton KosovPress.Megjithëse nga mediat serbe u raportua për një përqindje më të madhe nga ana e SNS-së, partisë së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, aktualisht mediat serbe raportojnë se Partia Progresive e Serbisë (SNS), sipas rezultateve preliminare të CeSID-it, ka marrë shumicën e votave, me një përqindje prej 51.8 për qind. /KosovaPress/