Menaxheri i TAP: Priten rreth 2 mijë të punësuar

Projekti i gazsjellësit TAP pritet qe të ketë një impakt të ndjeshëm në ekonominë shqiptare por edhe tek bizneset.Menaxheri i projektit TAP për Shqipërinë shpjegon se fazën aktuale parashikohen që në Shqipëri të punësohen rreth 2 mijë persona.E ndërsa përsa u përket të punësuarve pjesa më e madhe janë shqiptarë por vërehet mungesa e ekspertëve të kualifikuar.Vetëm në fazat e para të ndërtimit, projekti i gazsjellësit TAP pritet të punësojë deri në 2 mijë persona në Shqipëri. Menaxheri i TAP për Shqipërinë Shkëlqim Bozgo shprehet se aktualisht janë 1 mijë të punësuar ndërsa vlerëson ndikimin që pritet të ketë në ekonominë shqiptare një projekt i tillë. Projekti TAP pritet të sjellë në Shqipëri 1 mld euro.Shkëlqim Bozgo: Vetëm në procesin ose në 6 muajit e fundit të ndërtimit të rrugëve dhe urave, punonjësit e punësuar direkt nga TAP ka qenë mbi 1 mijë vetë. Pritet që tani ky numër i punësuar të arrijë në 2 mijë vetë.Përsa i përket ekspertëve të fushës së gazit menaxheri i TAP thotë se mungon kualifikimi i lartë por pavarësisht kësaj rreth 95 % e të punësuarve janë shqiptarë.Shkëlqim Bozgo: Është e natyrshme që ekspertiza, aftësitë të specializuara nuk janë prezente në Shqipëri. Kjo nga ana tjetër përbën një mundësi për të zhvilluar ekspertizën lokale në vend, shumë punonjës të cilët do të punësohen tek kontraktorët ose nënkontraktorët e TAP.Përsa i përket negociatave me Greqinë, menaxheri i TAP shprehet se pala shqiptare ka bërë kërkesë por ende nuk kanë nisur diskutimet.Shkëlqim Bozgo:  Ne jemi në komunikim me ministrinë e Energjisë për të gjetur zgjidhje të arsyeshme për palët.Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur tubat të cilat do të përdoren për ndërtimin e gazsjellësit. Vendosja e tyre pritet të nisë në fund të korrikut nga Fieri dhe do të vazhdojë më pas edhe në zonat e tjera ku shtrihet projekti./Oranews.tv/