Rezultoi mashtrim, ja e vërteta që fshihet pas fotos që fitoi çmimin “Pulitzer”

Për dyzet ditë gazetarët ndoqën valën e kalimit të refugjatëve nga Siria drejt Europës. Imazhet e marra gjatë këtyre javëve ishin sa të bukura edhe prekëse, por sa keq që jo gjithmonë pasqyronin të vërtetën. Këto ditë “Euronews” ka postuar një video që përgënjeshtron një foto të Laszlo Balogh që preku zemrat e njerëzve në mbarë botën.Jo rrallë e vërteta mund të humbë pas imazheve. Ky është rasti i kësaj fotoje që preku zemrat e miliona njerëzve e realizuar nga raporteri Lazlo Boghan dhe që u shpërblye me çmimin “Pulitzer”, e që rezulton se ka qenë një mashtrim.Fotoja është shkrepur në Hungari dhe në pamje të parë të jepte përshtypjen e një refugjati që po mbronte familjen e tij nga shkopat e gomës së policisë hungareze.Burri kishte përqafuar fort gruan e tij të shtrirë në hekurudhë sëbashku me fëmijën.Por videoja e publikuar në “Euronews” tregon krej të kundërtën.Imazhet shfaqin emigrantin sirian sëbashku me gruan që debaton me policinë.Dhe në një moment acarimi dhe histerizmi, ai shtyn gruan me fëmijën që kishte në krahë në hekurudhë dhe shtrihet sipër tyre.Policia e neutralizon dhe bën arrestimin e tij, ndërsa e lë të lirë gruan.foto