Vuçiç: Nëse fitoj zgjedhjet, Serbia në Europë dhe raporte të mira me Rusinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 16:30
Kryeministri aktual i Serbisë, si dhe lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nëse koalicioni qeverisës fiton shumicën e votave në Serbi, atëherë shteti që ai udhëheq do të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimeve evropiane për t’u afruar më afër standardeve evropiane të jetesës.Ndërsa, Vuçiç po ashtu ka thënë se Serbia do të vazhdojë të mbajë edhe raportet ndërshtetërore tradicionale me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera.“Ditë të mira po vijnë”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve pasi ka votuar në Beograd.Ai ka shtuar se në Serbi janë duke u mbajtur zgjedhje fer dhe se secila votë është duke u respektuar./KosovaPress/