Ramush Haradinaj dhe Ministri Abrashi me vrap kundër dhunës ndaj grave
Prishtina zhvilloi sot Mini-Maratonën 5km.Njerëz të botës së sportit, politikës, estradës, por edhe të sferave tjera, ka qenë pjesë të kësaj ngjarje sportive të organizuar nga Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.Pjesë të Mini-Maratonës që për qëllim kishte promovimin e jetës së shëndetshme, promovimin e individualitetit të secilit pjesëmarrës dhe energjisë pozitive duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit, ka qenë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj si dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi.Ky aktivitet sportiv u mbajt për herë të dytë, ndërsa këtë vit shënon një kauze shumë të rëndësishme “dhunën te gratë”.Pjesë të kësaj gare sportive ishin garues nga mosha dy vjeçare e sipër, ku ishin të përfshirë vrapues për herë të parë, atletë profesionistë e studentë.[caption id="attachment_730487" align="alignnone" width="640"]
Ministri Abrashi[/caption][caption id="attachment_730488" align="alignnone" width="411"]
Ramush Haradinaj[/caption]