Rezultatet preliminare tregojnë se partia e Vuçiç mori 56 përqind të votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2016, 21:20
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) ka dalë me një rezultat preliminar të zgjedhjeve parlamentare që sot u mbajtën në Serbi, pas mbylljes së vendvotimeve në orën 20:00, ku Partinë Progresive të Serbisë (SNS) e rendit të parën me 56.2 për qind të votave, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) me 10.9 për qind, përcjell nga SRS-ja me 7.3 për qind, si dhe nga DS-ja me 5.7 për qind.
Përqindja tjetër e votave, sipas Qendrës u përket partive të tjera.CeSID pret që pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje të ketë qenë rreth 57 për qind, transmeton KosovaPress.Sipas Qendrës, rezultatet nuk përfshijnë numërimet jashtë shtetit, e as votat nga Kosova.
Serbia votoi për zgjedhjet parlamentare, nuk u raportuan incidenteNë Serbi përfunduan votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat vlerësohen me rëndësi për orientimin e saj politik. Sipas organizatave mbikëqyrëse të zgjedhjeve, në zgjedhjet e së dielës morën pjesë më shumë se 52 për qind e votuesve.Rezultatet e para priten gjatë natës, ndërsa Komisioni i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare deri të enjten në orën 20.Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje votuesve serbë, që t’u bashkohen përpjekjeve të tij drejt BE-së, përderisa premtoi marrëdhënie të ngushta me Rusinë.Vuçiq i bëri këto komente në ditën kur serbët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.“Unë jam më se i sigurt se ne do të vazhdojmë me procesin tonë të integrimeve në BE dhe do të duhet ta përshpejtojmë procesin e pranimit”, tha Vuçiq, në kohën kur po e hidhte votën e tij në kutitë e votimit duke shtuar se: “Sigurisht, duhet t’i mbajmë lidhjet tona tradicionale me miqtë tanë (Rusinë) në lindje”.Vuçiq bëri thirrje për zgjedhje dy vite më herët sesa afati i paraparë duke theksuar nevojën edhe për një mandat më të fuqishëm se 131 ulëset që ka subjekti i tij, Partia Progresive Serbe, pak më shumë se gjysma e 250 ulëseve të Parlamentit.Një ish-ultranacionalist, i cili përkrahte idenë e Serbisë së Madhe, Vuçiq tani e prezanton veten si një reformist pro-evropian. Ai thotë se vota e 24 prillit do të jetë një zgjidhje nëse Serbia dëshiron t’i kthehet të kaluarës, apo të lëvizë kah e ardhmja.Anketat, disa ditë para zgjedhjeve, tregonin se partia e Vuçiqit mund të fitojë rreth gjysmën e kutive të votimit – mjaftueshëm sa për të marrë më shumë se gjysmën e ulëseve, sipas sistemit ku vetëm partitë që marrin më shumë se 5 për qind të votave, mund të fitojnë ulëse në Parlament.Me mundësinë që t’i fitojë 2/3 e shumicës me partnerët e koalicionit, analistët politikë thonë se po e shikojnë nga afër nëse Vuçiqi është në gjendje të fitojë kontrollin e shumicës vetëm.Ata, gjithashtu, thonë se mbetet të shihet nëse do të ketë rritje të partnerit aktual të koalicionit të Vuçiqit; Partisë Socialiste të Serbisë, e cila po garon ndaras.E formuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe e udhëhequr nga aktualisht ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, Partia Socialiste pritet t’i fitojë rreth 11.3 për qind të votave në zgjedhjet e 24 prillit.Aktualisht, socialistët kontrollojnë 25 ulëse, duke e bërë atë partinë e dytë më të madhe në Parlament.Por, socialistët kanë kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, që është kusht i Brukselit për integrimin e Serbisë në Bashkim Evropian, por edhe kusht i FMN-së për dhënien e një kredie në vlerë prej 1.2 miliardë eurosh.Nga ana tjetër, Partia Social-Demokrate Serbe, e udhëhequr nga politikani boshnjak, njëherësh ministër i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka nëntë ulëse.Kjo parti është pjesë e Aleancës për një Serbi më të Mirë, një koalicion që përfshin edhe Partinë Liberale Demokratike të Serbisë, si dhe Lidhjen Social-Demokrate të Vojvodinës.Anketat tregojnë se këto grupe opozitare do t’i afrohen pragut prej 5 për qind të votave që nevojitet për të fituar ulëse në Parlament.Ajo që më së shumti ka gjasa që ta kalojë këtë prag është Partia Radikale Serbe e Vojsllav Sheshelit, një ish-zëvendëskryeministër, i cili i kaloi 11 vjet në qendrat e paraburgimit të Tribunalit të Hagës, nën akuzat për krime në ish-Jugosllavi.Në muajin mars, Shesheli u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në luftërat e viteve ’90 në Ballkan.Nga ana tjetër, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte paralajmëruar se ditën e zgjedhjeve do të hapen vendvotimet edhe në vendet e banuara me serbë në Kosovë.Të dielën, në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, ata kanë pasur mundësinë të votojnë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.Materialin zgjedhor nga Serbia e ka sjellë misioni i OSBE-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, dhe i njëjti edhe do ta bartë për numërim në në Rashkë dhe Vranjë./REL/