Google kërkon falje për rrengun e tmerrshëm të 1 Prillit
Google ka kërkuar falje këtë të premte për rrengun e tmerrshëm të 1 Prillit ku shumë përdorues dërguan gabimisht animacione GIFS dhe personazhe “Minion” në emaile të rëndësishme.“Mesa duket kemi vënë në lojë veten këtë vit,”- shkruan inxhinjeri software i Google Victor-bogdan Anchidin në një postim të blogut të tij.Kompania u përpoq që me rastin e Ditës së Gënjështrave, 1 Prillit, të krijonte një opsion të quajtur Mic Drop. Ai përbëhej nga një buton portokalli “Send” që i shtonte mesazhit një animacion me Minion të cilit i binte mikrofoni, dhe automatikisht arkivonte çdo përgjigje- duke dhënë kështu pështypjen dhe iluzionin e fjalës së fundit në një bisedë.Butoni ishte i ngjashëm me butonin e zakonshëm ‘Send”, dhe ishte shumë pranë tij. Gjithashtu zëvendësoni butonin “Send and Archive” që e lejonin disa përdorues të Gmail.Një përdorues i Gmail pranoi se humbi punën për shkak të rrengut."Për shkak të një virusi, opsioni Mic Drop shkaktoi padashje më shumë dhimbje koke se sa të qeshura. Kërkojmë shumë falje,”- shton Anchidin.
/Oranews.tv/