Starship bashkëpunon me Skype, nxjerr në treg Robotin dorëzues
Kompania Starship ka hedhur në treg produktin e saj më të fundit të prodhuar në bashkëpunim me gjigandin Skype. Fjala është për këtë robot që dorëzon objekte të ndryshme në mënyrë krejtësisht automatike. Pamjet që shihni vijnë nga Greenwich i Londrës. Synimi i prodhuesve është që roboti të përdoret për transportin e një sërë gjërave të ndryshme, ku më kryesoret janë ushqimet. Roboti lëviz me një shpejtësi të ulët dhe nuk shkakton asnjë ndotje për ambientin."Ideja e një krijimit të një roboti të tillë na erdhi përpara dy vjetësh, ku së bashku me kolegun tim Janus Friis, gjykuam se me disa pajisje teknologjike mund të prodhonim dicka vërtet të vlefshme për komunitetin."Roboti është i aftë që të mbajë afërsisht dy çanta me ushqime dhe mundet të kryejë dorëzime në distanca të shkurtra. Blerësit kanë mundësi që të zgjedhin vendin dhe orën në të cilën duan të marrin diçka, dhe roboti është i aftë që të kryejë detyrën e tij brenda një kohe mjaft të shkurtër, dhe ç'është me e rëndësishmja, në mënyrë precize."Roboti ka në përbërje disa sensorë të teknologjisë së fundit. Këtu përfshihet një GPS dhe nëntë kamera që janë të montuara rreth e rrotull tij. Mundet që t'i shihni disa prej tyre nga ky pozicion. Gjithashtu, roboti ka si pjesë përbërëse edhe disa programe kompiuterike të cilat bëjnë të mundur marrjen dhe përpunimin e të dhënave. Për ndërtimin e tij kemi përdorur një teknologji të ngjashme me atë të celularëve smart."Gjatë procesit të dërgimit, klientët munden që të kontrrollojnë vendndodhjen e robotit duke përdorur një aplikacion që instalohet në celular. Sensorët e shumtë dhe kamerat e vendosura rreth e rrotur tij, e lejojnë robotin që të lëvizë në mënyrë autonome. Ai është mjaft i kujdesshëm dhe jep përparësi në rastet kur sheh objekte të tjera që lëvizin. Megjithatë, ata mund të mbikqyren edhe nga vetë përdoruesit për të evituar çdo incident të mundshëm. Në këtë mënyrë, dërgesa juaj do të jetë më e sigurt.
/Oranews.tv/