Brenda 2018 të gjitha makinat e BE me sistem automatik emergjence

Brenda muajit prillit të vitit 2018 të gjitha modelet e makinave në Bashkimin Europian do të shiten me një sistem automatik emergjence. Slovenia është vendi i parë nga Unioni qe e ka adoptuar këtë teknologji. Në këtë qëndër emergjencash, programi i quajtur eCall është aktualisht aktiv. Drejtuesit e qëndrës shprehen se kjo teknologji mund ta përmirësojë shërbimin e emergjencave me të paktën 50 përqind.eCall është një pajisje që instalohet në një makinë dhe në rast aksidentesh ose kur hapen air-bagët ajo aktivizohet. Në rast rreziku, sistemi dërgon të dhëna së sistemin e emergjencës siç mund të jenë vend-ndodhja ekzakte e automjetit, drejtimi në të cilin po lëviziste makina, sa pasagjerë ka në bord, llojin e lëndës djegëse që përdor, etj.Kjo pasjije teknologjike mund të instalohet lehtësisht edhe në makinat e vjetra, kundrejt një kostoje që mund të përballohet nga çdokush. Megjithatë eCall ka një problem serioz. Një pengesë e madhe që është ngritur përballë këtij novacioni është ajo e dhunimit të privatsisë së qytetarëve. Por, prodhuesit thonë se shqetësimi i trajtuar edhe në Parlamentin Europian është i pakuptimtë, pasi e-call jep informacione vetëm në rast rreziku."Ideja bazike e këtij programi është që të shpërtojë jetë njeriu. Në bazë të një përllogaritjeje paraprake, e-call mund të shpëtojë deri në 2000 jetë njerëzish në Europë, në rast se do të miratohet.Me përmirësimin e teknologjisë, aksidentet rrugore që prej vitit 2001 kanë ardhur në rënie në bazë të të dhënave të publikuara nga Bashkimi Euripian. Ekspertët thonë se ky aspekt mund të përmirësohet edhe më tej me instalimin e pajisjes e-Call. Një gjë e tillë do të bënte të mundur një përgjigje më të shpejtë nga njësitë e emergjencave./Oranews.tv/