Kjo ide gjeniale mund të shpëtojë mijëra jetë shoferësh
Siguria në rrugë ka mbetur një sfidë për shoqërinë moderne pavarësisht mjeteve të ndryshme teknologjike të avancuara.Çdo drejtues mjeti është vënë më parë në një situatë ku i është dashur të parakalojë një kamion gjigant. Automjetet e mëdha shpesh herë bllokojnë pamjen e rrugës para, duke u kthyer në burim aksidentesh për makinat e tjera.Fatmirësisht inxhinjerët e Samsung kanë vërtetuar se ky problem mund të zgjidhet lehtësisht duke instaluar kamera dhe ekrane speciale prapa kamionëve.Kjo teknologji i lejon shoferët të kenë një pamje të plotë dhe të qartë të situatës së trafikut para kamionit, duke siguruar që ata të veprojnë siç duhet dhe të mos ndërmarrin rreziqe.“Kamionët e sigurisë” do të kenë kamera me wireless para dhe 4 ekrane kundër ujit dhe pluhurit në pjesën e prapme të tyre.Sipas Samsung testimi ka qënë i suksesshëm dhe presin që kjo zgjidhje relativisht e lirë të përhapet globalisht në vetëm disa muaj.
/Oranews.tv/