Laguna që prodhon energji
Kjo vijë bregdetare mjaft e bukur që ndodhet në Swansea në jug të Uellsit do të jetë shumë shpejt shtëpia e një lagune që prodhon energji elektrike. Puna pritet të nisë në fillim të vitit 2017, ndërkohë që për zbatimin e projektit është akorduar një fond prej 1.5 milardë eurosh. Rreth tij do të të ndërtohet një mur 9.5 kilometër i cili do të rrethojë një sasi të kosiderueshme uji.Fillimisht niveli i ujit në brendësi të lagunës do të jetë i ulët, dhe më pas, kur turbinate të hapen, ai do të depërtojë nga deti në brendësi të rrethimit. Turbinat do të jenë të lidhura me gjeneratorë dhe si rrjedhojë, do të kemi prodhim të energjisë elektrike. Një gjë e tillë mund të ndodhe është në mënyrën e anasjelltë, kur niveli i ujit të detit të ulet."Ky projekt nuk do të jetë i vlefshëm vetëm për të prodhuar energji elektrike. Ai mund të ketë mjaft funksione të tjera. Një prej tyre padyshim që është parandalimi i përmbytjeve. Në rastr se niveli i ujit do të rritet ndjeshëm, ne mund të hapim portat në mënyrë që ai të depërtojë në brendësi dhe të mbrojë bregun."Svvansea Tidal Lagon, sic njihet edhe projekti, do të gjenerojë një maksimum prej 495.000 megavatësh në orë përgjatë një viti. Thënë ndryshe, kjo është e barabartë me 11% të të gjithë sasisë që prodhon Uellsi. Megjithatë, disa kritike japin alarmin se kjo teknologji mund të dëmtojë jetën e gjallë të detit si dhe peshkimin."Shumë specieve që kanë si habitat këtë vijë bregdetare mund të dëmtohen nga prania e kësaj krijese teknologike. Një gjë e tillë mund të sjellë pasoja edhe për industri mjaft fitimprurëse siç është edhe peshikimi." Janë fjalët e ekspertit Marl Lloyd.Frika për efektet që mund të pësojë ekosistemi janë ngritur edhe nga dhjetëra ambientalistë të tjerë të cilët mbeten skeptikë. Më shumë se pesë milionë tonë materiale ndërtimi janë të nëvojshme për zbatimin e këtij projekti.
/Oranews.tv/