Planet e David dhe Victoria Beckham për djalin e tyre të talentuar

David dhe Victoria Beckham kanë disa plane për djalin e tyre të vogël Cruz. Duke qenë se në familjen e tyre po rritet një talent i vërtetë i muzikës pop, prindërit e tij të famshëm nuk kanë ndërmend që këtë ta lënë jasht vëmendjes së tyre dhe të publikut.Gjithçka nisi pasi David publikoi në YouTube një video të Cruz i cili po këndonte këngën e Justin Bieber, dhe duket me të vërtetë i intonuar.Duke u nisur nga komentet pozitive të fansave te tij tani David mendon që përpara se Cruz të bëhet adoleshent ai do të jetë idhulli i ri i botës së pop. Një informator shton: “David dhe Victoria e pëlqejnë shumë Justin Bieber dhe po planifirkojnë që djali i tyre të ketë të njëjtën të ardhme si Bieber. Ata kanë shpresa të mëdha që Cruz falë talentit të tij do t’i ketë dyert e hapura në botën e muzikës. Videon online ata e publikuan vetëm për t`i treguar njerëzve talentin që ai mbart”.Por edhe me djalin e tyre të vogël çifti do të veprojnë njësi siç kanë bëre me veten, talentin e kanë shfrytëzuar për famë, karrierë dhe para.Burimi shton: “Edhe përse ata kanë kontaktet e tyre në industrinë muzikore, e përdorën postimin ne Instagram, për të marr telefonata të ndryshme nga ata që e vlerësuan. Cruz është njësoj si Justin Bieber, e ardhmja e tij është si nje yll i muzikës pop”.

Super cute Cruz!! @davidbeckham @brooklynbeckham #proudmummy X vb

A video posted by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

/Oranews.tv/