E gjithë India po flet për një kalë
Një kalë policie nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra pasi u qëllua me armë gjatë një proteste. Kali humbi jetën këtë të mërkurë.Kali i quajtur Shaktiman u plagos më 14 mars gjatë një proteste përpara Kuvendit të Uttarakhand.Për rastin po zhvillohen hetime në Indi dhe lajmi transmetohet në mediat ndërkombëtare. Një zyrtar policia u shpreh i pikëlluar për ngordhjen e kalit, por shtoi se do të zhvillohen hetime për shkakun e vdekjes.Kali përdorej nga policia. Tri ditë pas plagosjes, kali iu nënshkrua një operacioni treorësh ku ju pre njëra këmbë. Për operacionin u angazhua një kirurg dhe tetë persona të tjerë.Kalit ju vendos edhe një protezë dhe sipas mjekëve, ai humbi 25 kg nga pesha e tij. Gjendja filloi të përmirësohej, por më vonë gjendja e tij u përkeqësua. Mjekët menduan t’i presin edhe këmbën e majtë, por kali ngordhi.Rasti ka shkaktuar debate në vend, pasi përgjegjësi është një politikan. Shefi i Policisë së Shtetit ku ndodhi ngjarja tha se do të hetohet për ngordhjen e tij dhe se do të bëhet ekspertizë. Ai deklaroi se situata u politizua, në vend që të merreshin masa për shërimin e kafshës.Kali ishte 14 vjeçar dhe ishte blerë nga policia në vitin 2006, me një shumë prej 95 000 Rs indiane.
/Ora News/