Vajza i vjedh vëmendjen çiftit në kamerën e puthjeve, filmohet duke "përlarë" dy pica
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2016, 19:19
Kamerat e puthjeve mund të jenë të sikletshme kur disa çifte përzgjidhen për të treguar afeksionin e tyre në një ndeshje basketbolli.Por vajza në këtë video nuk ka patur asnjë problem ta ndajë dashurinë e saj të veçantë me të gjithë botën.Po flasim për fansen e papërmbajture të ulur prapa çiftit që puthet në klip, e cila shihet duke "përlarë" dy pica në të njëjtën kohë.Klipi qesharak është filmuar në Arenën Philips në Atlanta, Georgia mbrëmjen e djeshme gjatë përballjes midis Boston Veltics dhe Atlanta Hawks.
/Oranews.tv/