Nicole Scherzinger hedh poshtë thashethemet e ndarjes nga lojtari i tenisit
U tha se Nicole Scherzinger i kishte dhënë fund lidhjes së saj me lojtarin e tenisit Grigor Dimitrov, ndërsa vetë përfaqësuesit e këngëtares konfirmojnë për MailOnline se kjo nuk është aspak e vërtetë.Nicole dhe Grigor ende vazhdojnë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.Lajmet rreth ndarjes së tyre nisën pas një artikulli të botuar nga gazeta the Sun, ku një informator tha:"Nicole është në një stad tjetër të jetës, ajo është ndryshe nga Grigor. Ajo me të vërtetë që e pëlqen shumë atë por Nicole dëshiron të krijojë familje, ndërsa Grigor nuk është fare gati për këtë. Pas situatës së krijuar me Lewis ajo i sheh gjërat ndryshe. Nicole e kupton se çdo ditë e më shumë po plaket prandaj në jetë tani do te ketë edhe fëmijë".Përmendim se çifti e nisën lidhjen e tyre muajin Korrik të 2015, pak pasi Grigor u nda me Maria Sharapova një lidhje 2 vjeçare.
/Oranews.tv/