Behati Prinsloo dhe Adam Levine po presin një vajzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2016, 15:47
Lajme të mira vijnë edhe nga Behati Prinsloo dhe bashkëshorti i saj Adam Levine. Çifti zbuluan në rrjetet sociale gjininë e fëmijës, ajo është një vajzë.Me një nënë supermodele dhe një baba këngëtar i cili është shpallur mashkulli më seksi në botë, padyshim që vajza do të jetë shumë e bukur. Behati momentalisht është tërhequr nga karriera, sepse ka ndërmend që të fokusohet vetëm tek vetja deri në fund të shtatëzanisë.Adam Levine po ashtu nuk është parë më ne koncerte, shtatëzania e bashkëshortes ishte lajmi më i mirë që ka marr lideri i grupit Maroon 5, e nuk ka ndërmend kurrësesi që të mos kujdeset për behati gjatë kësaj periudhe.Vajza e tyre pritet që të vijë në jetë fundin e këtij viti./Oranews.tv/