Djali i Madonës fotografohet duke pirë alkool dhe cigare pas takimit me të emën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2016, 12:59
Djali adoleshent i Madonës, Rocco Ritchie është fotografuar duke pirë alkool dhe cigare poshtë një ure vetëm pak ditë pas takimit me të emën.15 vjeçari është parë me dy miq të tij mbështetur në një mur të pisët ndërkohë që tymos cigare të dyshimta.Fotot janë realizuar pak ditë pasi këngëtarja 57 vjeçare shkoi në Londër për të rregulluar marrëdhëniet me të birin pasi kishin disa muaj që nuk komunikonin me njëri tjetrin.Rocco është vendosur në qendër të betejes midis Madonës dhe babait të tij regjizor Guy Ritchie për kujdestarinë e tij që vitin e kaluar.

/Oranews.tv/