Avioni bën ulje të detyruar, Prince dërgohet menjëherë në spital

Prince është dërguar menjëherë në spital ditën e premte pas një emergjence mjekësore.57 vjeçari po ndjehej i sëmurë kur avioni bëri ulje të detyruar në Illinois mëngjesin e së premtes.TMZ raporton se avioni i këngëtarit devijoi për në Aeroportin Ndërkombëtar Quad City.Prince kishte qënë me grip për disa javë me radhë dhe besohej se ai ishte drejt shërimit megjithëse gjendja e tij u përkeqësua orët e para të ditës së djeshme.Ylli i hitit “The Purple Rain” performoi në arenën e “The Fox” në Atlanta mbrëmjen e së enjtes dhe dukej se ishte mirë gjatë koncertit.3339713300000578-3542714-image-a-12_1460758795026/Oranews.tv/