Shkodër, romët bllokojnë rrugën në pikën turistike të Shirokës

Kanë zgjedhur të protestojnë për kushtet e vështira në të cilat jetojnë dhe për afro 20 minuta bllokuan rrugën drejt pikës turistike të Shirokës.Me pankarta në duar ku shkruhej "duam ujë të pijshëm", "jemi në hyrje të pikës turistike mos na lini në këtë gjendje", banorët e komunitetit rom dhe egjiptian kërkuan që pushteti vendor t'i kthejë sytë nga ata. Ata e cilësojnë diskriminim këtë që po u bëhet, ndërsa thonë se për ta bashkia dhe politika kujtohet një herë në 4 vite, kur janë votimet.Banorët: Kurrgja nuk kena këtu. S’ka ujë të pijshëm. Një qendër shëndetësore ne s’kena.Ujë s’ka. Kanalizime nuk ka.Kjo është një pikë turistike, por njerëzit kur vijnë mbyllin hundët.Ka dallim racial.Banorët paralajmërojnë se do ti vijojnë protestat, deri sa të sistemohen ujërat e zeza që thonë se kanë shpërthyer ngado, uji i pijshëm u vjen i ndotur ndotur, ndërsa vuajne mungesen e një qendre shëndetësore, të banesave dhe pastrimit të territorit./Ora News/ romet romet 1/Ora News/