Flet nipi i Mustafa Krujës: Pas atentatit 500 mirditorë në Tiranë të marrin hak
Intervista e Eugen Merlikës, për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Debati në Channel One. Merlika është nipi i Mustafa Krujës, kryeministri i 16-të i shtetit shqiptar, firmëtar dhe delegat i Aktit të Pavarsisë, dy herë ministër, deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe senator i Italisë. ROLAND QAFOKU: Unë e kam cilësuar Mustafa Krujën po aq tradhtar sa Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha të cilët për një pjesë të shqiptarëve janë heronj dhe një pjesë janë tradhëtar. Edhe Mustafa Kruja cilësohet për një pjesë hero dhe për një pjesë trëadhëtar. Do doja një koment për atë që mendojnë për gjyshin tuaj.EUGJEN MERLIKA: Mua më pëlqeu komenti juaj se ka trajtuar në dritë origjinale tradhtinë, me këtë akuzë është përballur edhe Ahmet Zogu edhe Ismail Qemali edhe Enver Hoxha. Ne si popull e kemi shumë të pakursyer këtë epitet. Tradhtar quhet dikush që tradhton një ideal për të fituar diçka për veten e tij, ndërsa në këto raste është çështje konceptesh e mendësish politike. Ne jemi vend i vogël, në mes të dy popujve të tjerë që që kanë dashur gjithmonë të marrin tokat tona. Jemi të detyruar si popull të manovrojmë në këtë ambjent politik.ROLAND QAFOKU: Përse Mustafa Kruja sipas jush nuk ishte tradhtar?EUGJEN MERLIKA: Vetë jeta e tij tregon se nuk ishte tradhtar. Që në rininë e tij ka punuar me pasion për atdheun. Qëkur ishte student në Stamboll është shquar për veprimtarinë atdhetare, për luftën për shkronjat shqipe, për të drejtat e komuniteteve, për të cilat ëshët përjashtuar nga universiteti, por më në fund u pranua pas një ndërhyrjeje nga deputetët e parlamentit. Gajtë gjithë jetës ai ka punuar për interesat e Shqipërisë. Akuza atij i bëhet për kohën që ka qenë kryeministër, pra gjatë kohës së pushtimit fashist. Ky është problemi më i diskutueshëm i jetës së tij. Ai e ka dhënë shumë mirë shpjegimin tek një dokument që i ka bërë qeverisë amerikane për të marrë strehim politik atje. Ai shpjegon motivet dhe rrethanat që e kanë shtyrë. Ai vetë thotë se kur ka ardhur në Shqipëri ishte i vendosur të mos pranonte asnjë funksion qeveritar në Shqipërinë e pushtuar. Nga 1939 deri në 1941 Mustafait i është propozuar 3 herë të bëhet mininistër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit dhe Mustafai nuk ka pranuar. Është marrë me studime. Viti 1941 solli ndryshime të mëdha. I pari është bashkimi i trojeve shqiptare, Kosova, Dibra e madhe një pjesë e trojeve të Malit të Zi, ndërsa Çamëria sado që ishte në synimin e atdhetarëve shqiptarë nuk u realizua. Pra, bashkim solli një erë të re në historinë shqiptare sepse menjëherë pati entuziazëm të madh sidomos në Kosovë. Atje shkollat shqipe u hapën gjithandej. Më vonë filloi lufta mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë, Hitleri vendoi të prishë paktin me Stalinin dhe e sulmoi. Sulmi i Bashkimit Sovjetik ndryshoi raportin e forcave në Evropë se në gjitha vendet e pushtuara u aktivizuan komunistët, të cilët deri atëherë kishin qenë pasive. Komunistët nuk ekzistonin deri në qershor të vitit 1941. E njëjta gë ndodhi dhe në Shqipëri. Në vjeshtën e vitit 1941 organizimi arriti majën me krijimin e Partisë Komuniste, që u krijua nga 2 Jugosllavë si Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha se grupet komuniste shqiptare nuk qenë të aftë në 2 vjet e gjysëm të krijonin parti. Ky moment shpjegon faktin që Mustafa Kruja pranoi të marrë qeverinë me propozimin e Jakomonit. Ai parashikoi që ky bashkim vihej në rrezik, sepse nëse lëvizja që po krijohej do të kishte sukses, do të rrezikonte pikërisht fitorja që ishte arritur. Ai pranoi të behëj kryeministër që komunistët të mos vinin në pushtet, sepse rezultati i parë do të ishte braktisja e trojeve shqiptare dhe së dyti do të vendosej një diktatura staliniane.ROLAND QAFOKU: Po cila ishte më e rrezikshme komunizmi që po lindte apo lufta ndaj pushtuesëve italianë?EUGJEN MERLIKA: Rreziku më i madh nuk ishte Italia se ajo ishte në gjendje lufte ndërsa komunizmi vërtetoi se qe shkatërrimtar për kombin, duke iu dorëzuar sllavëve tokat e Shqipërisë dhe vendosi diktaturë jo demokraci.ROLAND QAFOKU: Por, i bie që Mustafa Kruja ka dështuar në këtë synim,pasi komunistët në këtë 1 vit, 1 muaj e 1 ditë që ai ishte kryeministër kanë kryer organizimin më të madhe të tyre. U themelua Debatiku, u themelua gazeta Zëri I Popullit dhe Kushtrimi i Lirisë, u organizua konferenca e Pezës dhe u ngritën çetat e para bashkë me njësitete guerile.EUGJEN EMRLIKA: Kjo është e vërtetë por ka arsyet e veta. Mustafa Kruja kur ka marrë qeverinë i ka vënë 3 kushte mëkëmbësit Jakomoni. Kushti i parë që Shqipëria të kthehej në vendimet e 12 prillit të 1939 të cilat ishin, bashkim kurorash, bashkim si shtetesh, por Shqipëria mbetej me të gjitha institucionet e saj, më vonë italianët i suprimuan këto institucione dyta. E dyta të hiqeshin simbolet fashiste në flamurin e Shqipërisë. E treta Mustafa Kruja i kërkoi një forcë milicie prej 10 mijë vetash për të mbajtur rendin. Meqënëse këto kërkesa nuk iu realizuan, ai nuk arriti te këtë sukses në projektin e tij, por kjo nuk do të thotë që ishte tradhtar dhe projekti ishte I gabuar.ROLAND QAFOKU: Çfarë pasojash konkrete pati Shqipëria nga fakti që Mustafa Kruja ishte kryeministër.Sa shqiptarë vuajtën nga ky bashkëpunim i Mustafa Krujës? Kam parasysh këtu edhe një deklarim të Artan Shkrelit, këshilltarit të kryeministrit Rama sipas të cilit edhe ai po të jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore do bënte të njëjtën gjë që bëri Mustafa Kruja.EUGJEN MERLIKA: Unë e përshëndes këtë deklaratë të Artan Shkrelit si një studiues serioz dhe i saktë dhe e falenderoj për vlerësimin. Problemi është ky, cilat ishin interesat e Shqipërisë në atë periudhë. Bashkimi kombëtar dhe përballja me luftën në mënyrë sa më të mundur të padëmshme. Nuk ishte lufta ndaj fashistëve, ishte bashkimi kombëtar, qoftë dhe me përkrahejn e fashistëve.ROLAND QAFOKU: Sipas jush, a bëri populli shqiptar rezistencë ndaj pushtuesve?EUGJEN MERLIKA: Qenë disa vatra rezistence të monarkistëve, por jo të komunsitëve, ata nuk kanë bërë asnëj rezistence. Deri në 42, Enver Hoxha rrinte te kafe Flora në mes të Tiranës, më pas nuk kanë bërë beteja të mëdha, kanë bërë luftë çetash në funksion të marrjes së pushtetit, jo në të mirë të vendit.ROLAND QAFOKU: Ju po mohoni luftën që kanë bërë shqiptarët që morën armët për të shporrur fashistët dhe jo për tu bërë komunistë.EUGJEN MERLIKA: Shqiptarët e thjeshtë po u ngritën, por jo komunistët dhe Enver Hoxha. Ata synonin marrjen e pushtetetit dhe gjithçka e drejtonin jugosllavët.ROLAND QAFOKU: A pati një konkluzion për ato që bëri Mustafa Kruja, për gabimet dhe të mirat?EUGJEN MERLIKA: Konkluzioni varet nga këndvështrimi. Historiografia zyrtare e ka marrë si dicka negative. Mua nuk më duket se është ashtu jam I bindur që vlerësimi nga historiografia nuk ëhstë I saktë dhe historia e vërtetë që do të shkruhet në të ardhmen nuk do të lërë asgje nga kjo historigrafi që është tani. Unë kam disa thënie për Mustafa Krujën nga persoanlitete të poltikës. Karl Gurakuqi, Martin Camaj Eqerem bej Vlora, Kolë bej Miraka etj (vlerësime maksimale për Mustafa Krujën). Fakti që Kosova sapo u bë e pavarur i vendosi 3 rrugëve emrin e Mustafa Krujës, tregon se për ta mbetet shumë i rëndësishëm.ROLAND QAFOKU: Po në Shqipëri a ka emra institucionesh dhe sheshes me emrin e Mustafa Krujës?EUGJEN MERLIKA: Në Shqipëri në një shesh në Krujë është emri i tij. Iu vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë. Ai punoi gjithë jetën as për famë as për pasuri por për të realizuar intersat e Shqipërisë. Jam I bindur që ka bërë mirë që mori detyrën e kryeministrit.ROLAND QAFOKU: Një ngjarje të bujshme që ka kaluar në jetën e tij ka qenë edhe atentati që komunistët dhe njësiti gueril i Tiranës I bëri Mustafa Krujës ku mbeti i plagosur. A mund të na tregoni dicka më shumë për atentatin që i është bërë gjyshit tuaj në tetor të vitit 1943?EUGJEN EMRLIKA: Po. Kjo që po ju tregoj është xhaketa që Mustafai ka pasur kur i kanë bërë atentatin. E ka ruajtur që nga ajo ditë nusja e xhaxhait. Dallohet që ka marrë 4 plumba, por shpëtoi sepse plumbat e morrën në dorë. Duket se instikti i mbrojtjes ka bërë të ngrejë dorën dhe plumbat e kanë marrë të 4 në krah, ndërkohë që një tjetër i ka shpuar xhaketën në pjesën e poshtme. Ai sapo doli nga klinika dentare në orën 11 paradite. Pjestarë të njësitit gueril i dolën përpara dhe qëlluan mbi të. Menjëherë mbërritën gjermanët dhe në të gjithë Tiranën u vendos shtetrrethimi. Nëna ime, pra nusja e djalit të Mustafait më ka treguar gjithçka nga ajo ditë dhe ajo natë e trazuar. Në mesnatën e asaj dite, ka rënë dera dhe dilte vetëm nëna ime, si gruaja e re, dhe mendohej se mbi grua nuk qëllohej. Ishte kapedan Markagjoni, Gjon Markagjoni kapedan i Mirdites, me dy djemtë, Mmarkun dhe Sandrin të shoqëruar me 500 mirditorë të armatosur që kishin udhëtuar për tërë ditën nga Mirdita në Tiranë. U futën në shtëpi dhe kanë diskutuar nja 2-3 orë me gjyshin sepse Marku dhe Sandri donin të merrnin hak për atentatin. Ata ishin gati për të bërë raprezalje në Tiranë ndaj komunistëve në shenjë hakmarrje. Mustafai u tha në asnjë mënyrë, këtë ma ka bërë partia komuniste jo njerëz të vecante, prandaj sdo te derdhet asnjë pikë gjaku. Gjyshi im ishte paqësor dhe nuk lejonte gjëra të tilla. Të nesërmen ata ikën dhe e morën me vete në kullën e kapedanit.Mustafai qendroi tre muaj në kullën e tyre pas kësaj ngjarje.ROLAND QAFOKU: Ka një arsye pse ai iku nga detyra e kryeministrit. Vrasja e mikut te tij Qazim Koculit, mikut me te afërt. A mund të na thoni arsyen ose ndonjë detaj për dorëheqjen?EUGJEN MERLIKA: Arsyeja është vrasja e Qazim Koculit. Ai ishte i dërguari i qeverisë në Vlorë me fuqi të plota nga Mustafai. Unë nuk kam dokumente, por mesa më ka treguar im atë, qëllimi ishte për të filluar dhe organizuar një rezistencë anti italiane që do të shpërthente në momentin e duhur, meqë nuk i plotësuan kërkesat e tij. Qazim Koculi çoi armë në disa shpella por italianët e kuptuan dhe e vranë. Mustafai kërkoi hetim dhe nxjerrje para gjyqit të personave përgjegjës, nuk ia pranuan dhe dha dorëheqjen. Këtu dua të tregoj edhe një detaj që Hysni Kapo bashkë me Qazim Koculin kanë ardhur në shtëpinë e gjyshit tim Mustafa Kruja kur ai ishte në detyrën e kryeministrit. Një gjë e habitshme po të mendosh se Hysni kapo ishte sekretar I qarkut të Vlorës. Por lidhja është se si Kapo dhe Mustafa Kruja përgatiteshin për rezistencë dhe ky bashkëpunim do sillte rritjen e saj. Ata donin të bënin të njëtën gjë si luftë si në 1920. Por gjërat nuk shkuan mirë pas vrasjes së Qazim Koculit dhe ky bashkëpunim nuk u arrit kurrë.ROLAND QAFOKU: Sa e njihte Mustafa Kruja aktivitetin e Enver Hoxhës?EUGJEN MERLIKA: Hoxha në atë kohë nuk ishte shumë i njohur, rrinte më tepër tek shtëpia e të kunatit Bahri Omarit. Më shumë se ai vetë njihej pseudonimi i tij.ROLAND QAFOKU: Paska qenë i zoti ta fshihte identitetin dhe kryeministri të mos e njihte atë që do drejtonte Shqipërinë për 50 vjet.EUGJEN EMRLIKA: Mesa di unë, Mustafai mund ta ketë njohur si emër, pro nuk ka pasur lidhje ose marrëdhënie me të. Ai ka një shkrim ku thotë pse Enver Hoxha u vendos në krye.ROLAND QAFOKU: Pse u largua jashtë Shqipërisë Mustafa Kruja?EUGJEN MERLIKA: Sepse djali i tij 19 vjecar që ishte ne Vjene për studime u sëmur dhe ai u nis menëjherë. Djali vdiq në spital nga tuberkulozi, ai ndenji dhe pak kohë në Austri, më pas kaloi në Itali, prej aty ka shkuar në Egjipt. Ka pasur periudhe vështirësish ekonomike shumë të mëdhaja, nuk punonte se ishte klandestin. Këtë gjendje ia ka treguar Abaz Kupit që ishte me Mbretin në Egjipt dhe mbreti e ka marrë në Egjipt. Mustafa Kruja kishte me vete 1 djalë, 2 të tjerë im atë dhe xhaxhai ishte ne Shqipër. Ai shkoi në Egjipt deri në 1956, ndërsa në 1958 vdiq.ROLAND QAFOKU: Ka dyshime që mund të ketë dorë sigurimi I shtetit në vdekjen e tij. Operacioni doli me sukses por menjëherë pas përmirësimit ai vdiq krejt papritur.EUGJEN MERLIKA: Nuk ka asnjë të dhënë të saktë, mund të ketë pasur dorë, mund të mos ektë pasur dorë. Halla më ka thënë që nu beson të ketë pasur dorë sigurimi, sepse natën që kanë vdekur 2 agjentë të CIA-s amerikane i kanë thënë ne kemi qenë gjithmonë pranë jush.ROLAND QAFOKU: Cilat ishin gabimet e Mustafa Krujës?Siaps mendimit tim, gabimet etij ishin në marrëdhënie me Zogun, ai ka qenë mik me të përpara se të bëher armik politik. Ai është njohur me Zogun kur ishte në Stamboll. Në kohën e Haxhi Qamilit, ata kanë bashkëpunuar, pas ikjes së Princ Vidit ai është kthyer e ka ndenjur disa muaj në Mat te Ahmet Zogu. Në kongresin e Lushnjes, ai nuk shkoi sepse ishte ministër i qeverisë së Durrësit. Kongresi I Lushnjes bëhej per të rrësuar qeverinë e Durrësit dhe ai nuk e ndjente moralisht veten të aftë të tradhëtonte qeverine e Durrësit. Ai donte marrëveshje me shoket e tij gjë që nuk mundi ta bënte. Lidhjet ishin nëpërmjet letrave.ROLAND QAFOKU: Sipas disa historianëve Mustafa Kruja ka qenë në aksionin që detyruan kryeministrin Pandeli Evangjeliu të jepte dorëheqjen me pistoletë në kokë.EUGJEN MERLIKA: Unë nuk e di këtë.ROLAND QAFOKU: Po gabim tjetër?EUGJEN MERLIKA: Unë këtë e quaj gabim. Ahmet Zogu i çoi fjalë dy herë dhe ai nuk shkoi. Gabimi i dytë pjesëmarrja në 1923 kundër qeverisë. Gabimi i fundit ëshët fakti që nuk shkruajti kujtimet e tij mbi periudhën e luftës. Ai e shpjegon me këtë që nuk do të gjykojë veten, por t’a gjykojnë të tjerët.ROLAND QAFOKU: Ka një histori ndryshe nga të tjerët Muastafa Kruja. Ai nuk ishte bejlerë dhe nuk ka dalë nga bejlerët, por nga populli.EUGJEN MERLIKA: Kjo është e vërtete dhe është një meritë e tij, Esad Toptani ka thënë se më në fund edhe Kruja do të ketë një vezir. Ai nuk kishte ndërmend të bëhej vezir.ROLAND QAFOKU: Pra Esad Pashë Toptani paska bërë parashikim të saktë sepse Mustafa Kruja u bë Vezir, pra kryeministër.EUGJEN MERLIKA: Po, por jo vezir i Turqisë.ROLAND QAFOKU: Si e priti Mustafa Kruja vrasjen e Esat Pashe Toptanit?EUGJEN MERLIKA: Me Esad Pashën ai u prish. Esat Pasha e dënoi me vdekje, por jetën ja fali dhe e çoi në Itali, ku ka bërë 2-3 vjet burg. Por pasi u prish Esat Pasha me italanet, këta persona të burgosur u liruan.ROLAND QAFOKU: Por Mustafa Kruja ishte produkt I investimit financiar të vetë Esadit.EUGJEN MERLIKA: Po, ai e ka ndihmuar për në shkollën në Stamboll.ROLAND QAFOKU: Cfare i ka bërë gjyshit tuaj dashuria e madhe dhe kundërshtia e madhe me shumë figura të Shqipërisë.EUGJEN MERLIKA: Uën dua të përmend miqësitë e tij të rëndësisheme, me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, etj.EUGJEN EMRLIKA: Shtëpinë e mori Spiro Moisiu. Në muajt e parë të 45 u arrestua xhaxhai ai ishte partizan dhe u dënua me 5 vjet. Ndërsa babai im ishte inxhiner, kishte studiuar në Itali, Francë dhe Zvicer. Kishte diplomën e shkollës së mesme të mekanikes, kishte elektro teknikën nga universiteti. Ai pati krijuar një ndërmarrje dhe punoi derisa mbaroi lufta. Kur mbaroi ,ata mbetën pa punë se ndërmarrja u shkri. Në verën e 45 ai u thirr nga Spiro Koleka, daja i nënës së Edi Ramës. Ai e emëroi kryetar dege të likujdimeve të ndërmarrjeve italiane. Problemi ishte që shteti shqiptar duhej tu paguante dëmshpërblimet për punën që kishin bërë. Ky punoi disa muaj atje, me mjaft zell e pasion, u shkëput nga shokët me të cilët rrinte deri atëherë, por përara këtij emërimi ka pasur një bisedë shoqërore me mundësinë e krijimit të një partie, që u mbyll. Në marsin e 46, babai u arrestua sepse njërin nga shokët e arrestuan dhe ai nxorri këtë bisedë. Babain e dënuan 15 herë, megjithëse Spiro Koleka ka ndërhyrë 3 herë, por nuk e liruan. Ai vlerësonte punën e tij, nuk ndërhynte kot. Më vonë provuam se Mustafa Kruja ishte në shënjestër të komunizmit.Cfarë ndodhi më pas?Babai u arrestua, edhe xhaxhai. Filloi kalvari i burgjeve i nënës sime. Unë isha 2 vjec. Në 47 ne jetonim me qera në Tiranën e re, në një shtëpi që kishte marrë babai kur u martua. Një ditë na vjen lajmërimi se duhet të linim Tiranën, nuk ishte internim, por format e urbanizmit. Ku ishim ne ishte një jugosllave, nuk e di cfarë funskioni kishte saktësisht, dhe kjo krijoi njëfarë miqësie me nënën time. Flisnin frëngjisht, të dyja njihnin mirë operën. Ajo pyeti nënën time se çfarë kishte dhe i ofroi ndihmë. Por nuk arriti të na ndihmonte, pasi kërkoi ndihmë nga Koço Xoxa, që të anullonte vendimin, ai i kishte thënë se ndërhynte për këdo përvecse për familjen tonë. Në shkuam te “4 Rrugët e Shijakut në një kasolle me baltë përtokë. Atje ndejtëm 1 vit, pastaj na çuan në Krujë. Përpara se të na hiqnin nga Tirana nëna kërkonte punë dhe shkoi te profesor Aleksandër Xhuvani me të cilin kishte punuar për fjalorin e madh të gjuhës shqipe, që ëshët vepra e Mustafa Krujës, por fatkeqësisht e zhdukën. Ajo kërkoi ndihmë të punonte në bibliotekë, pasi edhe bibliotekën tonë na e zhdukën. Ai iu përgjigj sikur në gjithë Ballkanin të kërkonte dikë për këtë punë sdo e gjente më të mirë se nëna ime, por nuk mundi ta ndihmonte. Pastaj shkuam në Krujë dhe erdhi vendim i internimit. Në Krujë kam filluar shkollën. nga Kruja shkuam në Tepelenë.ROLAND QAFOKU: E gjykonit gjyshin tuaj gjatë këtyre vuajtjeve?EUGJEN MERLIKA: Nëna ime ka qenë tepër e dashuruar me vjehrrin e saj si person. Nga goja e saj nuk doli asnjëherë asnjë ankesë. Gjyshja, pra gruaja e Mustafait e mallkonte burrin e saj se thoshte se ai ishte fajtor për të gjitha vuajtjet, ndërsa nëna jo. Madje mamaja ime i thoshte se e kishte gabim dhe i lutej të mos I thoshte ato fjalë. Në vitin 1954 shkuam në Plug, pastaj në savër, pastaj në Gradishtë. Në 1980 unë bërë disa vjet burg në Spaç për agjitacion e prapagandë.ROLAND QAFOKU: Si ka mundësi që me gjithë këto vuatje nuk u organizuat asnjëherë për të kundërshtuar dhe sulmuar atë sistem. Enver Hoxha nuk u qëllua asnjëherë jo me armë por as me llastiqe.EUGJEN MERLIKA: Çfarë jeni duke thënë. Nuk konceptohej kjo që thoni ju. Duhet ta jetoje atë ferr ta kuptoje. Në çdo moment ishim të survejuar, të terrorizuar, të dhunuar. Unë isha 7 vjec dhe më futën në birucë sepse qëllova me gur një dëer gjatë kohës që isha në internim. A e imagjinoni dot që të ngrinim krye ne?https://youtu.be/fE2RHlzI0d8/Oranews.tv/