Bashkia çliron rrugët nga tregtarët ambulantë
Rruget dhe trotuaret e qytetit të Lezhës janë çliruar nga tregtaret ambulantë. Zyra e mbrojtjes së konsumatorit e mbështetur nga Policia Bashkiake kanë ndërhyrë në të gjitha zonat ku ishin krijuar tregje informale, të cilet ishin kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.Specialisti i Zyres së Konsumtatorit në Bashkinë e Lezhës ka bërë të ditur se nuk do të tolerohet asnjë tregtar të shesë në rruge dhe trotuara, pa asnjë kusht higjono-sanitar. Sipas tijë kata tregtarë, duhet të orjentohen drejt tregut të lirë të qytetit, pasi ka plot vende të lira.Tregtimi i produkteve mes baltes dhe pluhurit ishte kthyer prej vitesh në një problem mjaft shqetësues në qytetin e Lezhës, ndërsa tashmë kjo situate ka marrë fundt falë ndërhyrjes së Bashkissë./Oranews.tv/