28 vjeçari nga Vlora humb jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe pas hedhjes nga parashuta

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe  gjatë një hedhjeje me parashutë.Mediat arabe shkruajnë se të riut nuk iu hap parashuta në momentin e duhur dhe për pasojë ra në një zonë shkëmbore.Aksidenti tragjik ndodhi të enjten, ndërsa i riu Armand Qorri u dërgua në spital ku humbi jetën në departamentin e emergjencës.Trupi i tij pësoi lëndime të forta pas përplasjes në shkëmbinjtë e malit, ndërsa pësoi dëmtime në kokë dhe thyerje të krahut të majtë.Mediat arabe shkruajnë se shqiptari kishte pasion të veçantë hedhjen me parashutë, duke marrë pjesë edhe në ture.Shqiptari me orgjinë nga Vlora, jetonte me familjen në Emiratet e Bashkuara Arabe./Ora News/