Dëshmia e terroristit: Kampionati Europian i Futbollit, objektivi i rradhës i ISIS

“Terroristët kanë planifikuar të sulmojnë në Francë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit”. Kjo është dëshmia e dhënë së fundmi nga terroristi, Mohamed Abrini, i cili u arrestua pak ditë më parë nga autoritetet belge. Mundësia që 'Euro 2016' të kthehet në një objektiv për ekstremistët e Shtetit Islamik është paralajmëruar më herët edhe nga vetë autoritetet. Qeveria franceze ka deklaruar se kampionati do të karakterizohet nga masa mjaft të rrepta sigurie për të evituar çdo tragjedi të mundshme. Aktualisht, prokurorët po hetojnë për të zbuluar më shumë rreth dëshmisë së 31-vjeçarit, Mohamed Abrini.Mohamed Abrini, i dyshuari për terrorizëm i cili u arrestua së fundmi nga autoritetet belge ka deklaruar se objektivi i rradhës për ekstremistët do të jetë Kampionati Europian i Futbollit, i cili do të nisë në Francë më datë 10 qershor.Lajmi nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare, por janë burimet konfidenciale të mediave ndërkombëtare që komunikojnë se kjo dëshmi ka ardhur nga 31-vjeçari që mendohet se ka patur lidhje me sulmet e Brukselit si dhe me ato të Parisit gjatë vitit të shkuar.Mundësia që Kampionati Europian të kthehet në një objektiv për ekstremistët e Shtetit Islamik është paralajmëruar më herët edhe nga vetë autoritetet.Qeveria franceze ka deklaruar se Euro 2016 do të karakterizohet nga masa mjaft të rrepta sigurie për të evituar çdo tragjedi të mundshme.Forcat e policisë kanë zhvilluar edhe disa seanca stërvitore, ku kanë simuluar kundërpërgjigjen ndaj një sulmi terrorist.Më 13 nëntor të vitit të shkuar, një prej sulmeve të Parisit u ndërmor jashtë stadiumit 'Stade de France' në kohën kur kombëtaret e Francës dhe Gjermanisë po zhvillonin një ndeshje miqësore.Gjithashtu në muajt që kemi lënë pas, disa takime janë anuluar për shkak të paralajmërimeve për sulme terroriste.