Zgjedhje në luftë, Siria voton të mërkurën, Assad thirrje qytetarëve për pjesëmarrje
Siria zhvillon ditën e mërkurë zgjedhjet parlamentare. Qeveria e Bashar Al Assad ka kërkuar pjesëmarrje të gjerë në votime nga qytetarët, duke theksuar se ky proces është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Sirisë.Kryetari i Komitetit Suprem zgjedhor, Hisham Al Shaar, deklaroi më herët se Qeveria do të bëjë të mundur që edhe banorët e zhvendosur nga qytetet Raka, Aleppo, Deir Al-Zur dhe Idlip të shprehin vullnetin e tyre.Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që mbahen në Siri që prej krizës që shpërtheu në vitin 2011.Disa prej banorëve kryeqytetas janë shprehur se pavarësisht konfliktit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ardhmen e fëmijëve."Të gjithë jemi optimist dhe po kërkojmë një të ardhme më të mirë për vendin dhe fëmijët tanë. Nuk do të largohemi nga Siria. Jemi ne ata që duhet të vendosim dhe askush tjetër”, janë fjalët e këtij qytetari nga Damasku.Pavarësisht thirrjes së këtij proçesi, ndërkombëtarët mbeten skeptikë në lidhje me dy aspekte.Së pari, ata shprehin rezerva në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin, pasi një pjesë e konsiderueshme e territorit sirian kontrollohet nga militantët e organizatave terroriste si dhe nga forcat rebele që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad.Sipas tyre, një gjë e tillë mund t'a pengojë proçesin zgjedhur.Një tjetër problematikë e ngritur prej tyre është fakti se Presidenti Bashar al-Assad nuk ka caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.Perëndimi kërkon tërheqjen e tij, ndërkohë që Rusia mbështet rikandidimin.