OBSH takim urgjent në Gjenevë për virusin Zika
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thirrur një takim urgjent për të diskutuar në lidhje me përhapjen e virusit Zika.Përfaqësuesit më të lartë të kësaj organizate do të vendosin nëse është e nevojshme shpallja e gjendjes së emergjencës në rang global.Aktualisht Zika është konsideruar si një rrezik i nivelit të mesëm, por në rast se ky gjykim do të ndryshojë, atëherë organizata do të vendosë në dispozicion më shumë fonde dhe burime njerëzore për të luuftuar përhapjen e mëtejshme të virusit.Gjithashtu, pritetet që të nisë një kërkim shkencor për të krijuar një vaksinë kundër-zikas. Ky virus përhapet kryesisht nëpërmjet mushkonjave dhe shkakton një sërë simptomash përfshirë skuqjen dhe lodhjen të muskujve.Megjithatë, rreziku kryesor bie mbi gratë shtatëzëna pasi të porsalindurit e tyre mund të kenë komplikacione në trurin e tyre./oranews.tv/