Arrihet dakordësia për Byronë e Hetimit dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

E ndërsa ambasadori amerikan lëshoi mesazhe të forta ndaj të paprekshmëve dhe nevojës urgjente për ngritjen e Byrose Kombetarë të Hetimit duke fajësuar të dyja palët se po e përdorin për qëllime politike, në Komsionin e Reformës në Drejtësi shumica dhe opozita arrijnë konsensus për modelin e Byrosë, pika që mbante varur debatin. Ajo do jetë një strukturë e posaçme antikorrupsion dhe nuk do të varet as nga Prokuroria dhe as nga policia duke u njëhësuar kështu me modelin amerikan të formuar nga diplomati amerikan Donald Lu.Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën në drejtësi ka dhënë  frytet e para duke arritur kompromisin e parë atë që quhet emergjencë e reformës në drejtësi për Byronë Kombëtare të Hetimit.Burime pranë Komisionit bëjnë me dije se është rënë dakord që Byroja Kombëtare e Hetimit të jetë strukturë autonome nën varësi të drejtpërdrejtë të Prokurorisë Speciale e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm dhe as nga policia.Kompromisi është arritur duke e vendosur këtë strukturë, një nga më të rëndësishmet e reformës, nën varësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të emërojë funksionarët e kësaj strukture e cila quhet Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Gjithashtu mazhoranca dhe opozita kanë rëndë dakord për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Edhe pse ka qënë kundër gjatë gjith kohës, Partia  Demokratike e ka pranuar këtë strukturë ndërsa mazhoranca ka hequr dorë nga formula e emerimeve, të cilën opzoita e cilësonte klienteliste.Do të jenë ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS,  të cilët do ti japin zgjidhje çështjeve teknike për këtë institucion.Nënkryetari  Halimi, shmangu komentet konkrete për çështjet duke vlerësuar diskutimin  mes paleve poltike.Halimi: Diskutimet ishin të mira, pati diskutime racionale nga të gjitha palet. U evaduan disa çështje për të cilat opozita kishte ngritur shqetësimin me një diskutim racional mes anëtarëve te Komision Ad Hoc.Në tryezë janë për t'u diskutuar edhe 9 çështje të ngritura nga Partia Demokatike ku më e vështira mbetet  kapja e sistemit nëpërmjet formulës së zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kushtetuese./Oranews.tv/