"PEPPER", në Japoni të gjithë të çmendur pas robotit me emocione
Publiku ka patur mundësinë të shohë më shumë robotë humanë "Pepper" të ekspozuara në dyqanet në Japoni, dizajnuesit e të cilëve thonë se këta robotë mund të lexojnë dhe t’i përgjigjen humorit të përdoruesve të tyre.“Pepper" është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth28 kg. Ai është i pajisur me një motor emocional dhe reagon sipas një sistemi artificial inteligjence, që lejon atë të analizojë gjestet, shprehitë dhe tonet e zërit.Ky robot është krijuar dhe hedhur në treg nga kompania japoneze e internetit, "Softbank" në vitin 2014. 1000 robotët e parë "Pepper" janë shitur brenda 1 minuti të vetëm sapo ato u hodhën në treg.Por çfarë ndodh tani në Japoni? Në qendrat tregtare dhe dyqane, “Pepper” është marrë si asistent shitje."Në katin e 8, mund të gjesh frigoriferë, kondicionerë dhe makina larëse", tha një robot Pepper.Pepper ka shumë opsione lëvizjeje por karakteristika kryesore e tyre janë funksionet emocionale."Ka më shumë se 30 aplikacione emocionale dhe mund të stimulojë çdo pres që dëshiron, në varësi të përdoruesit të tij. Ai merr sms që perceptohen nga truri njerëzor", tha Kenichi Yoshida, kryetarja e kompanisë robotike "Softbank".Një single Pepper kushton sot 10 mijë dollarë. Zyrtarët e kompanisë që e prodhuan thonë se në fakt çmimi i robotit “Pepper” duhet të ishte më e lartë sepse edhe kostot e prodhimit të tij janë të larta.Më shumë se 500 kompani kanë nisur ta përdorin robotin Pepper ndërsa më shumë se 200 të tjera po zhvillojnë aplikacionet e këtij lloj roboti."Softbank" dëshiron që këto robotë inteligjentë të jenë të stacionuar kudo në nevojë të shërbimeve për vizitorët e huaj, përgjatë Lojëra Olimpike në Tokio në vitin 2020./Ora News/