“Hand Free”, aplikacioni i Google që mund të paguash nëpërmjet fytyrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2016, 17:33
Google është duke testuar një aplikacion i quajtur “Hand Free” i cili do të kryejë rolin e portofolit dixhital ku njerëzit mund të paguajnë me anë të fytyrës së tyre.Me këtë aplikacion nuk është e nevojshme që të nxjerrim smartfonin Android nga xhepi ynë por mjafton vetëm njohja e fytyrës për të kryer transaksionin.Kur një person duhet të paguajë, thjesht i thotë punonjësit të kasës: “Do të paguaj me Google”. Më pas punonjësi i kërkon të dhënat, duke përdorur foton që keni në profilin tuaj të Hands Free, që i shfaqet në terminal, për të konfirmuar që jeni pikërisht ju./oranews.tv/