NASA zbulon Charon, hënën e pestë të Plutonit
Një nga hënat e Plutonit, Charon, dikur ka patur një oqean nën sipërfaqe. Kjo dëshmohet nga fotot e bëra nga anija kozmike e Nasës, New Horizons në korrik të 2015. Agjensia hapësinore tha se për një kohë të gjatë oqeani ka qëndruar i ngrirë dhe më pas është shpërbërë, duke bërë që hëna e Plutonit të zmadhohet dhe të çahet.New Horizons kaloi mes orbitave të Plutonin dhe hënës së tij kryesore në korrik të vitit të klauar, duke kryer një seri manovrash koreografike, për të pozicionuar kamerat e saj dhe instrumentet shkencore për qindra vëzhgime. Një prej anëve të hënës më të madhe të Plutonit është e dëmtuar dhe ka një sistem tektonik të gabuar, përfshirë edhe çarje dhe kreshta që shkojnë në më shumë se 6 kilometer thellësi.Shkencëtarët thanë se hëna me shumë gjasa është zgjeruar në të kaluarën e saj, duke bërë që sipërfaja të dëmtohet. Shtresa e jashtme e Charon, e cila është kryesisht prej akulli, mund të ketë qenë mjaftueshmërisht e ngrohtë për të shkrirë pjesën e poshtme të hënës, e cila më pas ka krijuar një oqean nënujor.Por pasi hëna është ftohur me kalimin e kohës, oqeani ka ngrirë dhe ka prodhuar edhe hendeqet që sot duken qartë nga fotot e realizuara nga NASA. Imazhi tregon një sipërfaqe rreth 386 kilometër te gjatë dhe 175 kilometër të gjerë.