Lançohet XPlay 5, I pari smartphone në botë me 16 GB RAM
Prodhuesi kinez i smarphone-ve, Vivo ka lançuar në New Delhi pajisjen në të re XPlay 5. Kompania ka prezantuar 2 variante të këtij smartphone: Një variant me 6 GB RAM dhe me proçesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe dhe një tjetër me 4 GB RAM dhe proçesor Qualcomm Snapdragon 625.Për variantin e parë me 6 GB RAM kompania ka vendosur një çmim prej 654$, ndërsa për variantin me 4 GB RAM ka vendosur një çmim prej 564$.Përsa i përket specifikimeve Vivo XPlay 5 përmban një ekran HD 5.43 inç me një rezolucion 2560 x 1440 pixel dhe i mbrojtur me një shtresë Corning Gorilla Glass. Smartphone ofron funksionalitet për 2 karta SIM dhe përdor Android 6.0 Marshmallow.Ky smartphone është i pajisur me një kamera të pasme 16 MP LED dhe me një kamera të përparmë për selfie 8 MP. Gjithashtu, smartphone përfshin edhe një sensor për gjurmën e gishtave dhe ofron 4G, LTE, 3G, Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS.