"Blue Origin", gati fluturimet për pasagjerët në 2018

Kompania hapësinore Jeff Bezos, "Blue Origin" pritet të nisë fluturimet testuese të anijes së saj hapësiore "New Shepard" vitin e ardhshëm dhe synon që të nisë zyrtarisht fluturime me pasagjerë në vitin 2018, tha zyrtarisht Bezos për mediat.Deklaratat e tij u bënë gjatë vizitës dhe turit të parë të mediave në fabrikën e prodhimit të kompanisë "Blue Origin".Kompania pritet të ndërtojë plot 6 anije të tilla hapësinore "New Shepard", të cilat janë dizenjuar për të fluturuar në hapësirë me 6 pasagjerë në lartësinë 100 km mbi tokë, lartësia maksimale që mjafton për të përjetuar vetëm për pak minuta këtë eksperiencë dhe për të parë planetin tonë nga hapësira.Testin e parë "Blue Origin" e ka kryer në prill të vitit 2015.Një anije e dytë hapësinore ka kryer 2 fluturime testuese dhe Blue Origin është në proces të krijimit të 2 anijeve të tjera, që për herë të parë do të kenë edhe dritare që do ti mundësojnë pasagjerëve një pamje përrallore.