Fotot nga Marsi, pamjet e rralla nga kamera në sondën "Esa Mars Express"

Pas një periudhe të gjatë stopimi, kamera e vendosur në bordin e sondës Esa Mars Ekspres, ka rinisur të punojë, pasi orbiton rreth planetit të kuq që prej vitit 2003. Imazhet e reja super të bukura të Marsit janë shkrepur nga kjo kamerë më 29 shkurt.Fotokamera e vogël optike, që operohet që nga qëndra në Darmstadt të Gjermanisë, është dërguar sikuse shpjegohet nga agjencia hapësinore italiane, për shkak të stinës së regullt të eklipseve, që shoqëron fazën e distancës maksimale nga dielli. Në këtë periudhë, panelet diellore që ushqejnë satelitin, lihen pas dore gjatë periudhës së orbitimit, deri në 40 minuta, nga planeti, që ndërhyn mes sondës dhe diellit.Për të reduktuar konsumin e energjisë, që përdoret kryesisht për të ngrohur sistemet e brendshme, instrumentet dytësore, mes të cilave edhe Kamera e Monitorimit Vizual, fiken.Tani sonda gjendet në fazën finale të sezonit. Eklipset janë reduktuar në pak minuta për orbitë, e ndaj energjia në dispozicion është reduktuar, duke lejuar aktivizimin e operacioneve dytësore.Brenda 4 javëve të ardhshme, mund të shohim edhe 10 foto të tjera për të na sjellë pamje të reja nga planeti i kuq.