Butoni “Like” në Facebook pasurohet me 5 ikona të reja

Facebook ka bërë disa ndryshime të rëndësishme që prej ditës së mërkurë.Tanimë butoni “Like” është pasuruar edhe me 5 ikona emocionesh.Opsioni i ri është shumë i lehtë për tu përdorur mjafton të çoni kursorin e mouse-it mbi butonin “Like” dhe do ju shfaqen 5 ikonat e reja: love,haha,wow,sad,angry.Diskutimet për ndryshimet e  butonit “Like” në “Facebook” kanë nisur disa kohë më parë por debati më i madh ishte ai  për shtimin e “Dislike”, që ekspertët e rrjetit social nuk e kanë parë të arsyeshme ta shtojnë./Oranews.tv/