Facebook dhe Samsung, bashkëpunim për të dominuar tregun e telefonisë
Është portreti më i famshëm në botë, absolutisht unik me një T- shirt që gjithmonë duket e njëjta, dhe madje kur kaloi thuajse papritur afër platesë, askush nuk e vuri re, pasi të gjithë të pranishmit kishin vënë pajisjet Samsung të teknologjisë Oculus, në pronësi të Facebook.Zuckerberg ka vendosur të japë gjithçka për realitetin virtual, edhe pse objektet të paktën të para nga imazhet duken shqetësuese.Sot, falë edhe bashkëpunimit mes Facebook dhe Samsung, kjo është e mundur. Jetojmë në një epokë të re dhe shumë shpejt secili prej jush do të mund të ndajë eksperiencën e tij me të tjerët ashtu siç e ka jetuar, u shpreh Zukenberg gjatë prezantitmit të modelit të ri të Samsusng Galaksi S7 në Barcelonë, duke shtuar se realiteti virtual është platforma e re innovative e cila do të ketë edhe një përmirësim të imazhit me thuajse katër herë më cilësore.Duke parë të gjithë sallën dhe rreth 5 mijë të pranishmit me platformë të re, duket se jemi përballë një tjetër bote, përballë një realiteti të së ardhmes, dhe që e shkuara dhe e tashja humbin nocionet e tyre në këtë ndërveprim fantastik.Kurse Galaksi S7 nuk ka sjellë diçka të re në thelb dhe analistët parashikojnë rënie të teknologjisë Samsung në tregun e smartfoneve.
/Oranews.tv/