Kujdes! Në Angli mund të t'i vjedhin paratë nga karta e kreditit kur je në autobus
Një foto e publikuar në FB nga Paul Jarvis tregon sesi një hajdut vjedh paratë e personave nga kartat e kreditit nëpërmjet një teknologjie.Fotoja e publikuar në Facebook është bërë në një autobus ose tren në Angli dhe mënyra e vjedhjes është nëpërmjet skanimit të të dhënave të kartës së kreditit nga kjo aparaturë.Kartat Contactless, të cilat mund të përdoren në biznesit, janë bërë gjithnjë e më popullore dhe mund të përdoren për të përfunduar një transaksion vetëm me një prekje të vetme.Në dijeni për këtë, njeriu i fotografuar regjistrohet me një çmim nën 30 paund dhe më pas prek xhepat ku ndodhen portofolat të personave.Mediat britanike shkruajnë se nëse një konsumator është viktimë e një mashtrimi të tillë duhet të kontaktojnë menjëherë bankën që ka lëshuar kartën.