Vrapo Panda vrapo!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2016, 14:59
Një panda e egër është gjetur në qytetin Nanqing, në kontenë Yuexi në jugperëndim të Kinës.Kjo është hera e parë që zbulohet në panda gjigande në këtë rajon. Kur banorët vendas e panë pandën, ajo ishte rrethuar nga disa qen. Fshatarët ndihmuan që qentë të largoheshin dhe panda më pas u largua e qetë dhe e sigurtë në pyll. Sipas stafit të ruajtjes së pyllit, panda peshonte rreth 50 kg dhe nuk ishte e plagosur. Tashmë ata kanë nisur një investigim për përhapjen e pandave gjigande në këtë rajon. /Oranews.tv/