Momenti prekës kur vajza i kërkon njeriut që e rriti ta adoptojë

Një vajzë e re ka filmuar momentin prekës kur ajo i kërkoi burrit që e rriti të bëhet zyrtarisht babai i saj, në një video që ka pushtuar tanimë Facebook.Klipi është shpërndarë nga Misty Nicole Knight nga Richton Park, Illinois dhe ka marrë mbi 22 milionë klikime në vetëm 3 ditë.Video fillon me Mistyn e cila i jep Ryan, një kuti me një shënim sipër, në të cilën shkruhet : “Dua ta dish që je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Më ke rritur gjithë jetës duke filluar që kur mi kapje flokët si Princeshë Leia,falsikoje firmën time në klasë të 5të, kërceje muzikë alternativë,më cove në koncertin e parë të Rock-ut deri kur qeshnim me macet që vishnim geta.E di që jemi shumë të çuditshëm bashkë por kjo të bën ty, dhe nuk e imagjinoj dot jetën pa ty”.Më pas ai hap kutinë në të cilën gjen një veshje të Batman kundër Superman së bashku me disa ëmbëlsira.Në fund ai gjen letrën e adoptimit dhe shpërthen në lot.“O zot e kam pritur ta bëjë këtë gjithmonë”.- thotë ai.Teksa Misty përqafon vajzën e tij të ardhshme e gjithë familja duartroket.[caption id="attachment_695366" align="alignnone" width="636"]adoption.jpg adoption.jpg[/caption]/Oranews.tv/