Dior prezanton koleksionin e ri në Paris

Në zemrën historike të Parisit, në Muzeun Louvre, gjigandi i modës Dior prezantoi të silietën klasike parisianë përpara yjeve si Kris Jenner apoJessica Alba. Përpara se të hapeshin perdet e shfaqjes në muzeun e artit, adhuruesit e modës, fotografë, dhe njerëz të famshëm mbushën oborrin e muzeut. Mes tyre edhe Jenner, nga familja Kardashian e cila kishte më shumë një interes personal në shfaqje, pasi vajza e tij Kendall ishte mes modeleve të përzgjedhura për të sfiluar me veshjet e Dior. Jener tha se ishte krenare për vajzën e saj, që është mes modeleve më të mira.“Unë e dua Parisin! Ne vijmë shpesh këtu për shkak të punës së Kendall…Është një qytet shumë i bukur”, tha Jennner.Ndërsa aktorja amerikane Emmy Rossum tha se e adhuron stilin klasik të veshjeve të Dior.“Diori është si Parisi klasik, është femëror, modern dhe gjithmonë emocionues, kështu që është një kënaqësi për mua. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo.Koleksioni vjeshtë/dimër 2016-2017 ishte i freskët, mbizotëronte silueta e errët, i projektuar për të mishëruar stilin parizian të përditshëm, të ndërthurur me rebelizmin e brezit të ri. Ngjyrat e theksuara mbizotëronin në kombinime të klasikes me sportiven. Bluze portokalli me mëngë të fryra të kombinuar me funde të ngushtë me gjatësi poshte gjurit dhe bel të lartë. Shumë prej modeleve mbanin syze dielli, stoli shumëngjyrëshe dhe cantë adore të bëra me lëkrurë lëkurë ekzotike; krokodili, struci dhe hardhuce.Pas shfaqjes në prapaskenë, aktorja Jessica Alba tha se u mahnit nga koleksioni…“Një koleksion fantastik, që të krijonte përshtypjen sikur ishte I zakonshëm…ti mund të veshësh një fustan, pastaj një pallto Dior dhe nuk do ta ndjesh të ftohtin. Me pëlqeu shumë ky stil “rock and roll”, shumë popullor!”Që prej tetorit 2015, kur drejtori krijues Raf Simons u largua nga Dior, ka pasur shumë spekulime për zëvendësuesin e tij. Megjithatë, edhe pse nuk ka një emër zyrtar, koleksioni i ri sërish befasoi.Drejtori eksekutiv i Dior-it, Sidney Toledano, nuk tha se kush do të zëvendësonte Simons, por la të kuptohet se cfarë kandidati këkrojnë.“Duhet të kesh aftësinë të punosh në një shtëpi mode me histori, standarde, dhe me një nivel shumë të lartë. Kjo nuk do të thotë se duhet një njëri që ka dekada eksperiencë por aftësinë për të mësuar… Diori është formulë unike, është një ndër shtëpitë më prestigjioze të modës, nuk mund të punojë kushdo në të…”, tha ai.Java e modës në Paris do të vazhdoje deri më 9 mars dhe me shumë interes priten edhe koleksionet e Chanel dhe Louis Vuitton.balmain_-_aftershow_partyPARIS, FRANCE - MARCH 03:  Kendall Jenner walks the runway during the Balmain show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2016/2017 on March 3, 2016 in Paris, France.  (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)PARIS, FRANCE - MARCH 03:  Gigi Hadid walks the runway during the Balmain show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2016/2017 on March 3, 2016 in Paris, France.  (Photo by Antonio de Moraes Barros Filho/WireImage)PARIS, FRANCE - MARCH 03:  Rosie Huntington-Whiteley walks the runway during the Balmain show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2016/2017 on March 3, 2016 in Paris, France.  (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)GettyImages513721800 GettyImages513721786 GettyImages513708588PARIS, FRANCE - MARCH 04:  A model walks the runway during the Christian Dior  show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2016/2017 on March 4, 2016 in Paris, France.  (Photo by Dominique Charriau/WireImage)