Veterineri gjen zgjidhjen më të mirë për të qetësuar qenushin pas operacionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2016, 15:23
Një qenush i pastrehë i quajtur Misha u zgjua në spital pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Kur i doli anastezia, ai u frikësua dhe nisi të qante. Asistenti i kirurgut e dëgjoi, e mori qenin në krahët e tij dhe e çoi në një vend të qetë.Veterineri e mbajti qenin afër dhe me delikatesë i këndoi një ninullë si të ishte një foshnjë e vogël derisa Misha u qetësua.Një vullnetar, i cili po kalonte pranë, filmoi momentin emocional me telefonin e tij.Misha u dërgua në një strehë kafshësh në Baltimore ku dhe më pas u adoptua nga një familje e re, e cila i vendosi emrin Mandy.
/Oranews.tv/