Muhammad Ali, çelet ekspozita në Londër në nder të boksierit legjendar
Davis Miller, një mik i boksierit Muhammad Ali, shoqëron me kënaqësi njerëzit për të parë dhe për ti shpjeguar në detaje gjithcka rreth ekspozitës 'I am the greatest', "Unë jam më i madhi" në Arenën O2 në Londër.Ai i tregon me pasion historitë e të famshmit Ali, kryesisht për më të vegjlit, që nuk kanë jetuar në kohën kur Muhammad ishte në kulmin e karrierës së tij, nga një boksier i famshëm për tu shndërruar më pas në një ikonë të kulturës."Ne kemi nevojë ta rikujtojmë historinë e Muhammad Ali" tha Muller."Ai është absolutisht dominuesi i atletizmit të shekullit të 20, e të gjitha kohërave, i brezave të tërë, ndoshta është figura më e rëndësishme publike e gjysmës së dytë të shekullit të njëzet".Muller është gjithashtu kurator i ekspozitës në të cilën shfaqen sende personale që i përkisnin Ali, disa prej të cilave nuk janë shfaqur më parë për publikun.Mes tyre janë edhe dorezat e famshme të Ali, që ai i vuri për herë të parë në atë që u cilësua ndeshja e shekullit, kundër Joe Frazier në vitin 1971.Pjesë e koleksionit në ekspozitë është edhe një dokument që besohej se ishte zhdukur por që u rizbulua së fundmi.Ishte karta e Ali, njohur ndryshe edhe Cassius Clay për në Ushtrinë Amerikane. Ai refuzoi të bëhej pjesë e ushtrisë dhe të shkonte në luftën në Vietnam. Ky refuzim i kushtoi shtrenjtë atij, pasi menjëherë atij iu hoq titulli i rëndësishëm kampion i peshave të rënda, humbi licensën e boksierit dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara.Në ekspozitë shfaqen edhe pjesë të tjera të jetës së Muhammad Ali, përpos boksit, përshembull puna e tij për bamirësi pasi karriera në boks përfundoi, apo momente të çmuara teksa ai mbante në dorë flakën e lojërave olimpike në Atlanta në vitin 1996.
/oranews.tv/