Kaley Cuoco: Mezi pres të bie në dashuri
Këtë muaj në kopertinën e revistës prestigjoze ‘Cosmopolitan’ shfaqet aktorja Kaley Cuoco. Në intervistën e saj, aktorja 30-vjecare flet për martesën dhe për mënyrën se si e sheh ajo që pas divorcit nga Ryan Sweeting. Kaley po ashtu realizoi dhe një set fantastik fotosh, plotë me ngjyra.Ylli i ‘Big Bang Theory’ thotë: “Nga ajo që ka ndodhur, mënyra se si e shoh martesën nga tani e në vazhdim ka ndryshurar shumë. Dhe e gjithë kjo më bën te ndihem shumë e trishtuar. Sidoqoftë divorci im nuk ka ndryshuar mënyrën se si e shoh dashurinë, ajo është po e njëjta. Mezi pres që të bie sërish në dashuri. Por për momentin nuk jam ende gati”Kalye dhe Ryan për herë të parë u takuan Qershorin e 2013 dhe u fejuan tre muaj më pas. Ata u martuan më 31 Dhjetor 2013 në Kaliforni, ndërsa 2 vite më vonë bën publik lajmin e ndarjes.Në intervistën e saj aktorja po ashtu ndihet keq per faktin se ende nuk është bërë nënë duke shtuar: “Mendoja se në këtë kohë do të kisha një bebe. E kisha parë jetën ndryshe, dhe tani gjithcka mori rrjedhë tjetër.”