Balena e rrallë në brigjet e Meksikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2016, 21:30
Një balenë e rrallë gri, e tipit albino, është pikasur dhe filmuar në brigjet paqësore të Meksikës.Marinarët biologë nga Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes së Natyrës, kanë mundur të fiksojnë përmes kamerës këto pamje që i cilësojnë të mrekullueshme, teksa balena noton pranë bregdetit.Balena e shndërritshme, me ngjyrë gri në të bardhë, që i takon një lloj specie të rrallë të balenave, i është vënë nofka "galon i qumështit".Balena dhe i vogli i saj janë pikasur në zonën e njohur si Ishulli Alambre. Balena quhet albino pasi albinizmi quhet cregullimi gjenetik që shkaktohet nga mutacionet në gene të ndryshme, që rezultojnë më pas në reduktimin apo mungesën totale të pigmentit melanin në ngjyrën e trupit të tyre.