Pekini paraqet tre projekte të detektimit të valëve gravitacionale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2016, 14:46
PEKIN, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Shkencëtarët kinezë paraqitën tre projekte të ndryshme për detektimin e valëve gravitacionale, njoftoi sot media, disa ditë pas konfirmimit të bujshëm nga ekipet ndërkombëtare të studiuesve të parashikimeve të Ajnshtajnit mbi këtë subjekt.“Kërkime të tilla do t’i mundësojnë Kinës të bëhet një lider botëror në këtë fushë”, sipas përgjegjësve të ngarkuar me programin hapësinor kinez.Pekini i dedikon miliarda euro pushtimit të hapësirës, që shihet si një simbol i ri i fuqisës së vendit.Valët gravitacionale prodhohen nga luhatje të lehta që pëson shtresa hapësirë-kohë dhe detektimi i tyre i drejtpërdrejtë u njoftua javën e kaluar në SHBA./Marrë nga ATA/