Twitter pezullon 125 mijë llogari që promovojnë akte terroriste

Krahas Komunitetit Ndërkombëtar, edhe rrjetet sociale janë angazhuar në luftën kundër terrorizmit. Twitter ka bërë të ditur se ka pezulluar më shumë se 125 mijë llogari që lidhen me kërcënime dhe akte të tjera terroriste. Në njoftimin e kësaj kompanie theksohet se këto profile kishin kishin lidhje të drejtëpërdrejta ose jo, me grupin terrorist ISIS.Kompania bëri të ditur gjithashtu se ka shtuar numrin e ekipeve që vëzhgojnë aktivitetet të tilla në këtë rrjet, duke u përgjigjur në kohë reale."Ne kemi parë tashmë rezultate, duke përfshirë një rritje të pezullimit të llogarive, për ta zhvendosur këtë lloj aktiviteti jashtë Twitterit.Mbyllja e llogarive ka nisur që prej mesit të vitit 2015. Twitter ka më shumë se 500 mln përdorues në të gjithë botën. Qeveritë në mbarë botën, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar kompanive të rrjeteve sociale, mes tyre edhe Facebook-ut, që të marrin masa për parandalimin e aktiviteteve online të promovimit të dhunës./Oranews.tv/