Apple në krizë? Raportohen rënie të fitimeve për herë të parë në 13 vjet

Apple ka parashikuar rënie të fitimeve të saj, për herë të parë në 13 vjet dhe ka raportuar ngadalësim dhe tkurrje të porosive në mbarë botën, për shkak të dobësisë së tregut kinez, duke dhënë shenja të ngadalësimit për kompaninë më të famshme teknologjike, përgjatë gjithë vitit 2016.Dobësimi vjen menjëherë pasi analistët në Uall Street janë të shqetësuar se kompania nuk dëshiron ende të hedhë në treg produktet e reja të iPhone. Apple nuk raporton ende asgjë në buletinin e saj të përmuajshëm dhe në pritshmëritë e 2016, shitjet për Ëatch por qartazi, sipas analistëve më në zë, ato nuk janë në një nivel me një vit më parë.E ndërsa makina raporton se aktualisht po punon edhe për krijimin e jë makine, ecuria e saj në treg ende nuk dihet.Aksionet e kompanisë, të cilat kanë rënë me 5% deri më tani këtë vit, vijojnë trendin negativ dhe menjëherë pas këtyre lajmeve ranë edhe me 2.6%."Është ende e paqartë se çfarë po shkakton këtë gjë. Ne e quajmë deri më tani ngadalësim të shitjeve e të rritjes për produktet iPhone. Disa njerëz mendojnë se kjo është krizë që do të reflektohet edhe në muajt në vijim. Ata që kanë dashur të blejnë produktet e Apple tashmë i kanë blerë. Nuk ka më terren për rritje të blerjeve dhe interesit. Në fillim të 2015 Apple sapo hodhi në treg produktin e ri iPhone 6 që vinte shoqëruar me një dizajn të ri, që dukej ndryshe, njerëzit e menduan si një risi. Këtë vit, ky produkt nuk është më risi, është i ngjashëm me të vjetrin tha Ian Sherr, shef ekzekutiv i teknologjisë dhe medias CNET.Kompania tha të martën se ka shitur 74.8 milion iPhone vetëm në tremujorin e fundit të 2015, me iPhone 6S dhe 6S+. Megjithatë shitjet ishin vetëm 0.4% më të larta sesa kur iPhone u hodh në treg për herë të parë në vitin 2007."Numri i iPhone të shitura në këtë periudhë ishte shumë pak më i lartë se një vit më parë dhe mendoni që ishte periudha e pushimeve, e festave të fundvitit, një nga periudhat më të rëndësishme për Apple.Dhe për herë të parë që nga viti 2003, Apple nuk ka parashikuar rritje të shitjeve, një shenjë kjo që tregon se kompania po përjeton një krizë të thellë, duke zhgënjyer në një mënyrë edhe konsumatorët, që prisnin risi në treg edhe për këtë vit. Megjithatë Apple është ende një kompani shumë e madhe ndonëse nuk po rritet me ritmet e të shkuarës" tha Sherr.Në këtë tremujor të parë të vitit 2016, shitjet e produkteve iPhone pritet të bien në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook, në një konferencë për shtyp bashkë me analistët e tregut.Por megjithatë kompania do të sigurojë fitime për të mbyllur vitin fiskal 2015, 60% falë shitjeve të produkteve iPhone 6S dhe 6S+.iPhonat mbeten sërish telefonat dhe pruduktet më popullore për konsumatorët amerikanë. Sipas sondazheve të Reuters/IPSOS, 86% e atyre që zotërojnë një iPhone janë aq të kënaqur me këtë telefon, sa menjëherë sapo në treg të dalë prodhimi i ri, do ta blejnë sërish. Ata presin vetëm hedhjen në treg.Vetëm për tremujorin e fundit të 2015, të ardhurat e Apple u rritën me 50 miliardë dollarë, shumë e konsiderueshme edhe pse nën parashikimin e analistëve, për të ardhura prej 55.5 miliardë dollarësh. Një vit më parë, të ardhurat ishin 58 miliardë dollarë.Ndërsa deri në fund të muajit mars, pra për tremujorin e parë të këtij viti, Apple parashikon të ardhura 50-52 miliardë dollarë, duke bërë që kompania të pësojë stanjacion në buxhetin e saj.Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, Apple shiti 61.2 milionë iPhone.Kompania raportoi të ardhura prej 18.37 miliardë dollarë vetëm nga shitjet në Kinë, që përllogaritet në 24.2% të të ardhurave të kompanisë në total. Të ardhurat nga rajoni aziatik pothuajse janë dyfishuar në tremujorin e katërt të 2015 dhe Cook pret që Kina për këtë vit të shndërrohet në blerësin numër 1 në botë të produkteve Apple."Tim Cook, administratori i Apple tha se ka shumë shqetësime për shkak të ngadalësimit të ekonomisë kineze. Edhe të ardhurat e Apple lidhen ngushtë me këtë situatë në superfuqinë aziatike. Megjithatë Apple vazhdon të jetë kompania më e suksesshme dhe më e madhe në botë. Këto janë trende që nuk duhet të neglizhohen dhe Apple nuk duhet të ndryshojë rregullat e lojës. Ajo mbetet kompania numër 1 në botë për teknologjinë e komunikimit, në çdo cep të botës" tha Sherr.Dërgesat e iPhone, sipas firmave të kërkimit në treg, për 2015, ranë nën pritshmëri, në 75.5 milionë dërgesa në botë.Ndërsa aksionet e Apple në tregjet financiare ende tregtohen me fitim, në 3.28 dollarë për aksion, teksa analistët prisnin tregti me 3.23 dollarë për aksion.Pavarësisht ngadalësimit, Apple vijon të mbetet kompania më fitim/prurëse dhe më me vlerë amerikanë."Vlen të përmendet fakti se Apple ka qënë e vetmja kompani që vit pas viti ka mbajtur të mbërthyer klientët e saj në mbarë botën, duke i detyruar ata të paguajnë vit pas viti më shumë për produktet e saj dhe kjo tregon se apple ka shumë admirues dhe mbështetës. Është ende një kompani që vlen multi-miliarda dollarë. Është përfundimisht një nga më të mëdhatë në botë dhe komandon çmimet në treg" tha analisti Sherr./Oranews.tv/