Një person me aftësi të kufizuar realizon krahun robot

Pronari i një dyqani me materiale ndërtimi, Wayan Sumardana, nga Bali, pësoi një atak kardiak 6 muaj më parë, dhe nga ajo ditë, krahu i tij i majtë mbeti i paralizuar.Në pamundësi për të punuar me vetëm një krah e për ti siguruar të ardhura familjes së tij, Sumardana, i diplomuar për inxhineri, përdori aftësitë e tij për të krijuar një vegël, që do ta ndihmojë për të fituar sërish aftësitë lëvizëse.Duke përdorur punto, monedha të vogla apo materiale skrapi, ai krijoi një krah hekuri, që do ta lejojë atë të lëvizë krahun e paralizuar."Po ju them një shembull. Nëse unë konsumoj një ilac, mund ti them trurit tim të besojë se ky ilac është i ëmbël edhe pse është i hidhur. Ndaj duke gënjyer, mund ta detyroj mendjen time që të reagojë. Kjo nënkupton se duke marrë sinjale nga truri im, unë ndez dritat LED duke i dhënë krahut fuqi nga truri im. Këtë fuqi unë e përdor si një akt për të fikur e ndezur pajisjen. Por në fakt kjo pajisje që kam shpikur, është e lidhur me një bateri që ndez motorrin, që e bën këtë krah automatikisht aktive. Është shumë e thjeshtë në të vërtetë" tha ai duke shpjeguar teknologjinë që ka përdorur."Nuk është një pajisje e kompletuar por është thjesht grumbullim i disa pajisjeve të vjetra. Mendoj se ajo do të më lejojë të lëviz të paktën" shtoi ai.Edhe pse shpikja e tij nuk është një risi shkencore, sërish ai është bërë shumë i famshëm. Tashmë ai mban titullin "Iron Man", njeriu i hekurt dhe historia e tij është shndërruar në një shembull edhe për të tjerë njerëz me aftësi të kufizuara ndërsa rikthimi i aftësisë për të lëvizur, i mundëson atij ti rikthehet punës.Por përvec lavdërimeve, ndaj tij ka patur edhe kritika, disa thonë se shpikja e këtij krahu është fals e të tjerë nuk e besojnë se në realitet, ai nuk mundet ta lëvizë krahun.Por sërish ëayan nuk dekurajohet."Mendoj se kjo do të motivojë të tjerë njerëz, që vuajnë nga sëmundja ime, që janë të paralizuar apo që kanë pësuar atak. Disa ndoshta edhe nuk munden të ecin. Nëse kanë shpirtin të gjallë, mund të përpiqen të ecin, edhe pse do të jetë e vështirë, nuk duhet të dorehiqen" tha ai.Bashkëshortja e tij tha se ndonëse Ëayan ka rifituar mudnësinë për të lëvizur krahët falë kësaj shpikjeje, jeta sërish është e vështirë."Jam vërtet e dëshpëruar. Po përballem me shumë sfida, me fëmijët që shkojnë në shkollë dhe babai i tyre është i sëmurë. Ai u detyrua të ndërpresë edhe mjekimin sepse kursimet tona pak nga pak po mbarojnë" tha 30 vjecarja nengah Sudartini.Mediat lokale raportuan se guvernatori i Balit ishte prekur nga historia e tij dhe i kishte paguar Ëayan të gjitha trajtimet mjekësore, ilacet dhe i ka dhuruar shumën 3600 dollarëve në mënyrë që ai të vazhdonte trajtimin e duhur mjekësor edhe në të ardhmen.