Tre valixhe me barna, veshje dhe parfume kontrabandë, arrestohet gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2016, 11:14
Policia Kufitare e Rinasit godet një rast të mallrave kontrabandë.Gjatë ditës së djeshme, shërbimet kufitare kanë arrestuar shtetasen Kadrie Muskurti 57 vjeç, banuese në Tiranë .Ndalimi i saj u bë pasi 57-vjeçarja ndërsa ka përfunduar kontrollin e bagazheve në zonën doganore, në kundërshtim me urdhërin e punonjësit doganor ka nxjerrë tri valixhe dhe një çantë pa kryer procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave që ndodheshin në to.Gjatë kontrollit të këtyre bagazheve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 pako me barna mjekësore Padanol, disa veshje të ndryshme, vajra bimor dhe parfume.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.