Protestuesit rrëzojnë rrethimin, dëmtojnë mjetet e rënda që ndodhen në park
Protestuesit rrëzojnë rrethimin në zonën ku do ndërtohet parku tek Liqeni Artificial.Gardhi metalik ishte vendosur për të zëvendësuar gardhin prej druri e rrjete që ishte dje.Forcat e shumta policie nuk ndërhynë. Protestuesit dëmtuan edhe disa mjete të rënda të cilat ndodheshin në parkun që po vijon punimet. Më pas në shenjë simboli mbollën disa pemë.Pasi shembën çdo metër të gardhit protestuesit marshuan drejt qendrës së Tiranës për tu vendosur para bashkisë ku kanë ngritur gardhin. Protestuesit mbërritën para bashkisë rreth orës 12:20 minuta.
PD i bëri thirrje dje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen sot në orën 10:00 para Bashkisë dhe më pas në marshimin e protestës drejt Parkut të Liqenit.Edhe aktivistët paralajmëruan dje protesta kundër këndit të lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës. Ndërkohë gjatë natës zona ku do të ndërtohet parku është rrethuar me gardh metalik.[caption id="attachment_682735" align="alignnone" width="640"]
Parku i Liqenit Artificial mengjesin e sotem[/caption][caption id="attachment_682734" align="alignnone" width="640"]
Parku i Liqenit Artificial mengjesin e sotem[/caption][caption id="attachment_682728" align="alignnone" width="640"]
Parku i Liqenit Artificial mengjesin e sotem[/caption] Bashkia e Tiranës ka akuzuar Partinë Demokratike si orkestruese të protestës. Në një deklaratë për mediat, Bashkia i cilëson veprime vandalësh, dëmtimin e gardhit rrethues të projektit nga protestuesit.Një grup protestuesish takuan dje në mbrëmje edhe kryeprokurorin Llalla. Ata thanë se kërkuan nga organi i akuzës të nisë hetimet si për projektin e bashkisë ashtu edhe për dhunë e ushtruar ndaj tyre.Aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, studentë,u përplasën dje me policinë e Tiranës gjatë heqjes së rrethimit të projektit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial.Përplasja degjeneroi në dhunë mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, mes tyre dhe gra. Një moment është dhe kur një efektiv i policisë ushtroi dhunë ndaj një protestuesje, e cila kërkonte të mos arrestonin të rinjtë në këtë protestë.Kjo është hera e dytë ku aktivistë të shoqërisë civile përplasen me policinë dhe shembin rrethimin që tregon nisjen e punimeve për ndërtimin e këndit të lojërave nga Bashkia e Tiranës.Lexo me shume Përplasja dje për parkun e Liqenit Pezullohet nga detyra efektivi që dhunoi protestuesenPD: Të vihen para përgjegjësisë policët që ushtruan dhunëReagimi pas protestës, Bashkia: Hapësit e gropave për pallate bëjnë si dashnorë të pemëve, s’ndalemiKundër parkut tek Liqeni, protestuesit takojnë Llallën kërkojnë hetimProjekti i Bashkisë , Projekti i Bashkisë për parkun tek Liqeni, Ora News sjell opinione pro dhe kundërTë gjitha lajmet për Parkun e lojrave tek Liqeni Artificial /Oranews.tv/