Kriza politike, Baraliu: Diplomatët e huaj po i fryejnë zjarrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2016, 22:01
Njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu mendon se kriza politike Kosovën po e vështirëson në rrugën e saj të progresit, të konsolidimit edhe shtet-ndërtimit. Sipas tij kriza po thellohet gjithnjë e më tepër. Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Baraliu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.
Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, e mbajtur të premten, ashtu si edhe seancat e kaluara, u shoqërua me gaz lotsjellës, arrestime të deputetëve dhe protesta jashtë objektit të Kuvendit.Ndodhitë në këtë seancë, si dhe gjithë krizën politike në vend, në një intervistë për KosovaPress, i ka komentuar njohësi i proceseve politike, Mazllum Baraliu.Baraliu: Të mos hidhet benzinë në zjarr“ Unë jam i indinjuar dhe i çuditur se si mundet pozita dhe pastaj edhe disa eksponentë të diplomacisë të huaj të pranishëm, aleatëve tanë ndërkombëtarë këtu, të cilët në vend që të qetësojnë shpirtrat dhe tensionet ata në mënyrë apo tjetër, pa dashur apo me qëllim, nuk dua të mendoj që është me qëllim, unë nuk e di por gjithsesi i fryjnë zjarrit dhe e thellojnë krizën edhe më tepër. Do të duhej që çdo herë në një shtet kur ka tensione të caktuar miqtë dhe përfaqësuesit diplomatik të cilave do shtate të jenë prezent, në këtë rast në Kosovë, të jetë pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe jo pjesë e thellimit dhe ashpërsimit të problemeve”, deklaroi Baraliu.Ai konsideron se është momenti i fundit që pozita si bartës i pushtetit të reflektojë, duke shtuar se opozita duhet që të rikthehet në seancat e kuvendit.Në lidhje me përjashtimin e opozitës nga seancat parlamentare, Baraliu konsideron se përjashtimi mund të bëhet vetëm në mënyrë individuale dhe jo në atë kolektive. Mirëpo, sipas tij, edhe përjashtimi individual bëhet vetëm në mënyra dhe rrethana të caktuara, ku do të duhej të ketë në radhë të parë rrethana normale të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të seancës plenare dhe pastaj të ketë argumente dhe arsye që të largohen.Sipas tij, përjashtimi individual do të duhej të bëhet me anë të një vendimi me shkrim dhe jo me vendim i cili merret aty për aty.
Baraliu: Vendimet do të duhej të merren me shkrim“Do të duhej në radhë të parë që vendimi të merret me shkrim dhe do të duhej çështja të trajtohej nëse ka mundësi, ekzistojnë rrethana të tilla që në kryesi të kuvendit të trajtohen dhe pastaj kryetari i kuvendit të merrte dhe vendim dhe vendimi i tij të ishte me shkrim, e pastaj të merren masa individualisht dhe jo me shkrim. Opinioni publik ka pas rastin ta shohë që aty për aty është marrë vendimi dhe aty për aty pa asnjë minutë vonesë, në mënyrën më të pazakontë , më të rëndë, të hijshme, të kundërligjshme dhe kundër etike, janë larguar njerëzit me dhunë, pa pasur as paralajmërim dhe as vendim me shkrim se për të cilat arsye dhe a ka bazë juridike apo jo që njerëzit të largohen nga punët e asaj seance plenare”, tha ai.Mirëpo, pavarësisht krizës politike dhe mungesës së opozitës, në seancën e të premtes, Kuvendi i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi një sërë projektligjesh.Por, këto miratime për Baraliun janë jo legjitime.Ai tham se për tu vërtetuar legjitimiteti i këtyre ligjeve dhe vendimeve të marra nga Kuvendi i Kosovës, mund të iniciohen proceduat në Gjykatën Kushtetuese apo edhe në atë të Strasburgut.Përveç përjashtimit të opozitës nga seanca të premten kishte edhe arrestime të deputetëve po të opozitës. Këto arrestime Baraliu i komentoi duke thënë se efekti i tyre është fatal do të thosha unë në kuptimin politik dhe real pasi sipas tij me arrestime, dhunë, imponime nuk zgjidhen problemet.Duke komentuar krizën politike dhe ndodhitë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës Baraliu gjithashtu deklaroi se në njërën apo tjetrën mënyrë faktori ndërkombëtar në Kosovë po i fryen zjarrit duke e thelluar edhe më shumë krizën.Ai gjithashtu tha se proceset politike nuk ndihmohen me ndërhyrje qoftë edhe me mendime në kohën kur diçka është duke vluar.Sipas tij roli miqësor, këshillues dhe neutral i qasjes në relacion me problemet që janë midis pozitës dhe opozitës do të duhej të ishte gjithsesi i pranishëm por qëndrimet e prononcimet që favorizojnë apo duken që favorizojnë njërin palë në një mënyrë e minimizojnë përpjekjen dhe aspiratat e tjetrës palë./KosovaPress/