Bllokohen sërish punimet, opozita hedh gaz lotësjellës, 9 deputetë të arrestuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2016, 15:15
Seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Kosovës për vitin 2016 është ndërprerë sërish. Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë partitë opozitare kanë arritur që të futin në ambientet e Parlamentit gazin lotsjellës.Kryesia e Kuvendit pezulloi disa prej deputetëve të opozitës ndërkohë që gjatë incidenteve forcat e rendit përdorën forcën për të nxjerrë nga Parlamenti opozitarët e tjerë të mbetur në sallë.Senaca u ndërpre fillimisht vetëm 5 minuta pas nisjes së saj. Gazi lotsjellës filloi të përhapej kur kreu i Kuvendit Veseli po mbante fjalën hapëse. Kryeparlamentari u mundua që të drejtonte seancën madje duke vendosur edhe maskën kundra-gaz, megjithatë zhvillimi i punimeve u bë i pamundur.Pas ndërprerjes së seancës, zv.Kryeministri Thaci përsëriti edhe njëherë apelin e tij për dialog teksa nënvizoi se qeveria nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga misioni i saj.Policia shoqëroi në ambientet e departamentit të krimeve të rënda tre deputetët e opozitës, Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupin dhe Besa Baftiu pasi atyre i'u gjet gaz lotsjellës në ambietnet e Kuvendit. Autoritetet kanë arrestuar edhe dy deputetët e tjerë, Fisnik Ismaili dhe Rexhep Selimi.Seanca parlamentare rifilloi rreth orës tre, por pa praninë e opozitës e cila nuk u lejua të hynte sërisht. Deputetët vijuan normalisht punën në bazë të rendit të ditës. Gjatë kësaj kohe erdhi dhe lajmi i papritur. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dorëzoi mandatin e deputetit duke argumentuar se Parlamenti po përdorej si një objekt që shërben për të mbuluar veprimet anti-kushtetuese të qeverisë.Nga ana tjetër, Kryeparlamentari Veseli, mbajti edhe një konferencë urgjente për mediat ku sqaroi disa prej problematikave më kryesore, përfshirë cështjen e zgjedhjes së presidentit.Veprimet e opozitës janë dënuar sërisht nga ndërkombëtarët. Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delaëie tha se ndjente keqardhje për personat të cilët cënojnë demokracinë e vendit.Gjatë ditës së sotme ndodhi edhe një incident tjetër, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me vezë deputetin e Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti. Ngjarja ndodhi pak përpara fillimit të seancës plenare.Çfarë ndodhi minutë pas minute në KosovëOra 18:50 Policia: Janë arrestuar 9 deputetëNëpërmjet një komunikate për mediat, Policia e Kosovës ka njoftuar për operacionet e saj sot në Kuvendin e Kosovës, ku ka arrestuar 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe pritet që të arrestohet edhe deputetja Albulena Haxhiu, e cila momentalisht është duke marrë trajtim mjekësor, pas lëndimit që iu shkaktua nga përleshja me sigurimin e Kuvendit të Kosovës.Ora 17:30 Veseli: Kuvendi nuk do të jetë vendi kur do të rrëzohet qeveria e KosovësKreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha në një konferencë të jashtëzakonshme se Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet qeveria.Veseli: Kuvendi nuk do të jetë vendi kur do të rrëzohet qeveria e kosovës. Se kuptojmë cili është qëndrimi i opozitës për republikën e flamurin. Nuk i kam ndaluar askujt fjalën apo paraqitjen e qëndrimeve. Dorëhiqem nëse kam cenuar ndonjëherë qëndrimin e opozitën.Ora 17:20 Shpërndahen mbështetësit e opozitës, protesta e radhës 27 shkurtTë gjithë mbështetësit e opozitës kanë filluar të shpërndahen, pasi deputetët e opozitës janë larguar nga salla e disa prej tyre janë arrestuar. Kjo u bë pas kërkesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i cili u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tyre që të shpërndahen.Ndërsa Deputeti i këtij subjekti Albn Kurti tha se pakënaqësitë e tyre do të vazhdojnë t’i shfaqin edhe në protestën e radhës, që është planifikuar të mbahet më 27 shkurt. Por, Kurti tha se në rast se Kuvendi tenton të zgjedh Presidentin e ri, ajo ditë, kurdo që caktohet, do të jetë ditë protesteOra 16:45 Haradinaj dorëzon mandatin e deputetitMediat në Kosovë shkruajnë se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit.Delawie: I neveritur nga opozitaKaosi në Kuvend ka nxitur edhe vizitën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili për mediat tha se është i neveritur nga deputetët e opozitës të cilët po hedhin gaz lotsjellës.“Kemi disa persona që po shkaktojnë këto probleme. Jam i neveritur nga liderët e VV-së, Nismës dhe AAK-së”, tha Delawie16:00 Arrestohet Teuta Haxhiu
Ora 11: 57 Gaz lotsjellës për herë të dytë në seancë. Në momentin kur Kuvendi nisi punimet pas pauzës së kërkuar nga Veseli sërish është hedhur gaz lotsjellës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u kërkoi deputetëve të qëndrojnë në sallë me gjithë gazin lotsjellës, përveç atyre që për shkak të shëndetit nuk mund të qëndrojnë. Kuvendi pezullon 9 deputetë të Vetëvendosjes. Mediat ne Kosove thone se u pezulluan deputetet Shqipe Pantina, Visar Ymeri, Aida Dërguti. Mytaher Haskuka, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Faton TopalliKryetari i Nismës Fatmir Limaj nënvizon se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme .
Ora 11: 30 Thaçi:Më 10 qershor 2018 zgjedhjet në Kosovë, lokalet në 2017Në një deklaratë për median zv/kryeministri Hashim Thaçi bëri thirrje opozitës. “Ftojmë opozitën për dialog të nevojshëm për prioritetet . Veprimi i opozitës kundër perspektives së Kosovës. Do të ofrojmë dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Në asnjë rrethanë nuk e kemi provokuar opozitën. Më 10 qershor 2018 zgjedhjet në Kosovë, lokalet në 2017. Keqardhje nëse janë keqkuptuar deklaratat e mia drejtuar liderëve opozitarëHaxhiu për Ora News: Mjet radikal, por i domosdoshëmDeputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një lidhje telefonike për Ora News pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend tha se do të vijojmë me të njëjtat mënyra ndaj qeverisë“ Qeveria kërkon që të tregojë se gjithçka është normale. Do të vijojmë me të njëjtat mënyra ndaj qeverisë. Ky mjet është radikal, por i domosdoshëm” tha ajoGazi lotsjelles per here te pare Opozita ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, 5 minuta pas fillimit të seancës, në momentin kur po fliste kryetari i parlamentit Kadri Veseli. Flitet dhe për përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe forcave të sigurisë në Kuvend. Sipas mediave vendase, gazin e ka hedhur deputetët Shqipe Pantina dhe Enver Hoti.Thirrja e VeselitKreu i Parlamentit para se kërkonte një pauzë, deklaroi se kjo që bën opozita nuk është dinjitoze dhe se këto akte do të mbesin në ndërgjegjen e saj.Veseli u bëri thirrje deputetevë të opozitës të mos cënojnë organet e rendit. Seanca e parë e këtij sesioni nisi nën masa të rrepta sigurie, ku deputetët u kontrolluan në mënyrë të imtësishme para se të hynin në seancë. Ndërkohë jashtë kuvendit qindra persona , mbështetës të opozitës janë mbledhur duke protestuar kundër qeverisë.Kurti u qellua me veze Para nisjes së senacës, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendoje u qëllua me vezë, akt për të cilin Vetëvendosje akuzon policinë. Seanca e sotme vjen pas protestës masive të mbajtur nga vetëvendosje, aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe nisma për Kosovën më 17 shkurt, ditën kur Kosova celebroi tetë vjetorin e saj si shtet. 

Sulmohet me vezë Albin Kurti.
Votohet deklarata kundër gjykimeve të Serbisë për ish - eprorët e UÇK-sëNe momentin e hapjes se seancës plenare Kadri Veseli lexoi deklaratën me të cilën dënohet deklarata kundër gjykimit që gjyqet serbe ua bënë ish eprorëve të UÇK-së ndër të cilët edhe dy deputetë. Anton Çuni dhe Rrustem Berisha. Deklarata u miratua me 79 vota.Veseli pastaj dha pushim 5 minuta.Policia rrethon institucionetZgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, prandaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e AAK-së Teuta Haxhiu.
Ora 15:30 Arrestohet deputetja e VV Shqipe PontianDeputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pontian është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton KTV. Ajo është arrestuar duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.Ora 15:00 Rinis seanca plenareDeputetët e pozitës kanë filluar të hyjnë në sallën plenare. Ndërkohë, janë përjashtuar 23 deputet të opozitës.Nga opozita deri tani në sallë ka hyrë vetëm deputeti Ilir Deda.Ora 14: 15 Perjashtohet Ramush Haradinaj" Kreu i Kuvendit Kadri Veseli përjashton nga seanca Ramush Haradinajn. Gjithashtu janë përjashtuar deputetet Besa Baftiu, Donika Kadaj Bujupi Haxhi Shala dhe Bali Muharremi. Kryesia e Kuvendit më herët pezulloi edhe 9 deputetë të tjerë të opozitësOra 13: 31 Media: Jane arrestuar 3 deputeteMediat kosovare duke iu referuar zyres se medias se AAK-se bejne me dije se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është arrestuar nga Policia.Ai së bashku me deputeten e AAK-s, Donika Kadaj Bujupin dhe Besa Baftiu , po mbahen në departamentin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.Ora 13: 20- Haradinaj: Po testohet durimiHaradinaj: Shpresojmë që do të ndërpritet kjo praktikë e testimit të durimit. Qeveria Mutafa-Thaçi po bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”. Deklarata u bë nga holli i Kuvendit.Te gjithe deputetet e opozites u larguan me dhune nga sallaOra 13:00 Kreu i Vetevendosjes Visar Ymeri deklaron per gazetaret nga holli i Kuvendit : Te gjithe deputetet e opozites u larguan me dhune nga sallaOra 12: 58 Deputetet Besa Baftiu e Kadaj Bujupi po dërgohen në paraburgimVetevendosja deklaron: Deputetët e opozitës po i nxjerrin me dhunë nga salla e Kuvendit. Protesta do të vazhdojë brenda dhe jashtë Kuvendit. Deputetet Besa Baftiu e Kadaj Bujupi po dërgohen në paraburgim. Fisnik Ismajlin e nxorën jashtë zvarrë 8 pjesëtarë të sigurimitLendohet Albulena HaxhiuNë Kuvend ka ndodhur një përleshje ndërmjet deputetëve dhe Policisë së Kosovës. Deputetja Albulena Haxhiu është lënduar gjatë këtij konfrontimi dhe ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, informon koha.netOra 12: 38 Opozita hedh gaz lotsjelles për herë të tretëOpozita hedh gaz lotsjellës për herë të tretë në Kuvend. Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli është nxjerrë me forcë . 18 deputetë të opozitës janë larguar me forcë nga seanca parlamentare, ndër to dhe kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri. Edhe deputetja Albulena Haxhiu është lënduar. "Albula është alivanosur. Kjo qeveri duhet të ikë" thotë një deputet i opozitës.
Ora 11: 57 Gaz lotsjellës për herë të dytë në seancë. Në momentin kur Kuvendi nisi punimet pas pauzës së kërkuar nga Veseli sërish është hedhur gaz lotsjellës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u kërkoi deputetëve të qëndrojnë në sallë me gjithë gazin lotsjellës, përveç atyre që për shkak të shëndetit nuk mund të qëndrojnë. Kuvendi pezullon 9 deputetë të Vetëvendosjes. Mediat ne Kosove thone se u pezulluan deputetet Shqipe Pantina, Visar Ymeri, Aida Dërguti. Mytaher Haskuka, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Faton TopalliKryetari i Nismës Fatmir Limaj nënvizon se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme .
Ora 11: 30 Thaçi:Më 10 qershor 2018 zgjedhjet në Kosovë, lokalet në 2017Në një deklaratë për median zv/kryeministri Hashim Thaçi bëri thirrje opozitës. “Ftojmë opozitën për dialog të nevojshëm për prioritetet . Veprimi i opozitës kundër perspektives së Kosovës. Do të ofrojmë dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Në asnjë rrethanë nuk e kemi provokuar opozitën. Më 10 qershor 2018 zgjedhjet në Kosovë, lokalet në 2017. Keqardhje nëse janë keqkuptuar deklaratat e mia drejtuar liderëve opozitarëHaxhiu për Ora News: Mjet radikal, por i domosdoshëmDeputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një lidhje telefonike për Ora News pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend tha se do të vijojmë me të njëjtat mënyra ndaj qeverisë“ Qeveria kërkon që të tregojë se gjithçka është normale. Do të vijojmë me të njëjtat mënyra ndaj qeverisë. Ky mjet është radikal, por i domosdoshëm” tha ajoGazi lotsjelles per here te pare Opozita ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, 5 minuta pas fillimit të seancës, në momentin kur po fliste kryetari i parlamentit Kadri Veseli. Flitet dhe për përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe forcave të sigurisë në Kuvend. Sipas mediave vendase, gazin e ka hedhur deputetët Shqipe Pantina dhe Enver Hoti.Thirrja e VeselitKreu i Parlamentit para se kërkonte një pauzë, deklaroi se kjo që bën opozita nuk është dinjitoze dhe se këto akte do të mbesin në ndërgjegjen e saj.Veseli u bëri thirrje deputetevë të opozitës të mos cënojnë organet e rendit. Seanca e parë e këtij sesioni nisi nën masa të rrepta sigurie, ku deputetët u kontrolluan në mënyrë të imtësishme para se të hynin në seancë. Ndërkohë jashtë kuvendit qindra persona , mbështetës të opozitës janë mbledhur duke protestuar kundër qeverisë.Kurti u qellua me veze Para nisjes së senacës, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendoje u qëllua me vezë, akt për të cilin Vetëvendosje akuzon policinë. Seanca e sotme vjen pas protestës masive të mbajtur nga vetëvendosje, aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe nisma për Kosovën më 17 shkurt, ditën kur Kosova celebroi tetë vjetorin e saj si shtet. 

Sulmohet me vezë Albin Kurti.
Votohet deklarata kundër gjykimeve të Serbisë për ish - eprorët e UÇK-sëNe momentin e hapjes se seancës plenare Kadri Veseli lexoi deklaratën me të cilën dënohet deklarata kundër gjykimit që gjyqet serbe ua bënë ish eprorëve të UÇK-së ndër të cilët edhe dy deputetë. Anton Çuni dhe Rrustem Berisha. Deklarata u miratua me 79 vota.Veseli pastaj dha pushim 5 minuta.Policia rrethon institucionetZgjedhja e presidentit, nuk është në rendin e ditës, prandaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.Njësia Speciale tanimë ka rrethuar Kuvendin, Qeverinë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo për shkak të ftesës së opozitës për të dal në shesh.